Home / Lajme / Maqedoni / Kërkohet që të ndërpriten punimet për ‘Shkupi 2014

Kërkohet që të ndërpriten punimet për ‘Shkupi 2014

24 prill-“Konferenca për shtyp vetëm e konfirmoi atë që qytetarët që moti e kishin të njohur. Se projekti, mes tjerash, është edhe skandal financiar, por edhe ‘larje’ të parave të qytetarëve tanë të grumbulluara me djersë, të harxhuara në honorarë të pamerituar astronomike dhe blerje të rekuizitave me çmime për të cilat do na e kishte zili edhe emiri i Katarit. Problem i madh i projektit ‘Shkupi 2014’ është edhe fakti që ai është miratuar në mënyrë jodemokratike, me shkelje të procedurave. Presim që revizioni që zbardh dimensionin juridiko-procedural dhe atë kulturor”.

Sheshi Liria’ që në mbledhjen e parë konstituive të Komunës Qendër, nëpërmjet një kërkese me shkrim, kërkoi që me urgjencë të ndalohen punimet e reja që po kryhen në afërsi të Muzeut të Qytetit të Shkupit. Nga kjo lëvizje kërkojnë që trualli i cili po përgatitet për ndërtim të rikthehet nga truall ndërtimorë, në parcelë që do të shfrytëzohet për parqe, gjelbërime dhe parkingje.“Kërkojmë me urgjencë, pa prolongim, që në mbledhjen e parë të ndryshohet qëllimi i shfrytëzimit të tokës përballë Stacionit të Vjetër të Trenave në Shkup, parkingu te Auto Maqedonia dhe terrenit të futbollit tek parku i qytetit, nga tokë ndërtimore siç figuron për momentin në planin detajo-urbanistik, në truall për shfrytëzim për parqe dhe parkingje”, u shpreh Nikolla Naumovski – OJQ ‘Sheshi Liria’.Gjithashtu sot nëpërmjet një kumtese me shkrim, Këshilli për Kulturë pran LSDM-së e ka quajtur si tentim për mjegullim të opinionit dhe ikje nga përgjegjësia për paratë e harxhuara të qytetarëve, llogaridhënien e para dy ditësh të ish kryetarit të Komunës Qendër, Vlladimir Todoroviq dhe Ministres për Kulturë, Elizabeta Kançevska,“Konferenca për shtyp vetëm e konfirmoi atë që qytetarët që moti e kishin të njohur. Se projekti, mes tjerash, është edhe skandal financiar, por edhe ‘larje’ të parave të qytetarëve tanë të grumbulluara me djersë, të harxhuara në honorarë të pamerituar astronomike dhe blerje të rekuizitave me çmime për të cilat do na e kishte zili edhe emiri i Katarit. Problem i madh i projektit ‘Shkupi 2014’ është edhe fakti që ai është miratuar në mënyrë jodemokratike, me shkelje të procedurave. Presim që revizioni që zbardh dimensionin juridiko-procedural dhe atë kulturor”.Ndryshe në mbledhjen e parë konstituive, kryetar i Këshillit të Komunës Qendër u zgjodh Mirosllav Shipoviq nga koalicioni opozitar. Ai me këtë rast premtoi se do të realizojë planet zgjedhore dhe të gjitha pritjet e qytetarëve. “Këshilltarëve të partisë kundërshtare në Komunën qendër ua shtrijmë dorën dhe do të tentojmë që së bashku me ta të luftojmë që në Qendër të sigurojmë një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët”, deklaroi Mirosllav Shipoviq – kryetar i këshillit në Komunën QendërDitë më parë kryetari i ri i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski u zotua se do ti bëj një revizion të thellë projektit ‘Shkupi 2014’ për të zbuluar saktë se sa para janë shpenzuar për këtë projekt kundërthënës. Ky reagim i tij erdhi pas llogaridhënies nga kryetari në largim Vlladimir Todoroviq i cili së bashku me Ministren për Kulturë thanë se për projektin ‘Shkupi 2014’ deri tani janë harxhuar vetëm 207 milion euro.Marrë nga Alsat-M

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *