Home / Sport / Kliçko planifikon ndeshjen e rekordeve

Kliçko planifikon ndeshjen e rekordeve

Vladimir Kliçko, superkampioni i peshave të rënda të boksit, po bëhet gati të hyjë në histori si protagonisti i ndeshjes me shpërblimin më të madh të regjistruar ndonjëherë në historinë e boksit profesionist.

Muhamed Ali dhe Xhorxh Foreman, me 5 milion dollarët që përfituan secili që para zhvillimit të ndeshjes së famshme të vitit 1974, kishin vendosur një rekord që cilësohej i pakalueshëm.
Por tani është një oligark rus i cili dëshiron që të shohë një ndeshje gjigantësh në Moskë me 31 gusht. Ai ka ofruar 18 milion euro garanci, duke premtuar që tani që Kliçko të përfitojë 13.5 milion euro, ndërsa sfidanti i tij, Aleksander Povetkin të marrë 4.5 milion euro, për të vendosur një rekord në atë që do të cilësohet si ndeshja më e pasur e të gjitha kohëve.
Sipas burimeve nga media ruse, milioneri në fjalë është zëvendëspresidenti i Federatës Ruse të Boksit, Andrej Rabinski, i cili ka bërë të qartë se pret përgjigje brenda tre javëve të ardhshme para se të tërheqë ofertën e tij.
“Sigurisht që një ofertë e tillë është një surprizë e jashtëzakonshme. Por për momentin nuk kam luksin të shpërqendrohem, po mendoj vetëm si të mbroj titullin me 4 maj ndaj Françesko Pianeta”, ishin fjalët e 37 vjeçarit Kliçko.
Ndeshja planifikohet që të zhvillohet në pallatin e sportit “Olimpiskij” që mban rreth 60 mijë spektatorë.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *