Home / Sport / Klop: Ëndrrat realizohen vetëm duke qenë guximtarë!

Klop: Ëndrrat realizohen vetëm duke qenë guximtarë!

Borusia Dortmund nuk do të luajë në mbrojtje ndaj Real Madrid në “Santiago Bernabeu”. Ky është premtimi i Jurgen Klop i cili në konferencën e fundit për shtyp para ndeshjes ka bërë të qartë se nuk ka ndër mend që të shpërdorojë potencialin ofensiv që ka në skuadër.

“Është normale që Real Madrid të mendojë se mund të përmbysë rezultatin. Por ne jemi të përgatitur për një gjë të tillë. E dimë që sonte do të duhet të luftojmë me të gjitha forcat”.
“Por kemi një potencial të madh ofensiv, ndaj nuk do të luajmë të kthyer në mbrojtje. Reali ka një potencial të jashtëzakonshëm, por edhe në gjithashtu. Ideja që kemi në mendje është të shfaqmi si një skuadër kompakte por e patrembur”, tha ai, duke iu referuar faktit se në radhët e skuadrës së tij luan një treshe e frikshme, ajo Levandovski-Gëtze-Rois, që shkërmoqi mbrojtjen e Realit në ndeshjen e parë të fituar me rezultatin 4-1.
“Kjo është një ëndërr. Do të përgjigjemi në fushë me përulësinë që duhet përballë Real Madrid. Por e vetmja mënyrë për të realizuar ëndrrat është duke qenë guximtarë nuk ka mënyrë tjetër”, deklaroi trajneri i Borusia Dortmund.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *