Home / Sport / Klop: Ne jemi si Çelsi i vitit të kaluar!

Klop: Ne jemi si Çelsi i vitit të kaluar!

Trajneri i Borusia Dortmund, Jurgen Klop, ka dhënë një intervistë mjaft të veçantë për gazetën spanjolle “Marca”, duke treguar se nuk i trembet aspak Real Madrid që do të ketë të mërkurën si kundërshtar në Ligën e Kampioneve. Trajneri gjerman fillimisht ka sqaruar se me stilin e tij nuk mundohet të kopjojë askënd, ndërsa preferon më shumë të jetë një person që e sheh futbollin si lojë, sesa ta përjetojë si një luftë për jetë a vdekje.

“Jam i lumtur dhe qesh gjithmonë pasi kam fatin të jem te një klub i madh dhe të drejtoj 2-3 nga futbollistët më të mirë në botë. Pse nuk duhet të jem i qeshur unë? Kuptohet që nuk qesh gjithë kohën, por unë e di mirë se nuk mund të fitosh gjithmonë, ndaj thjesht i gëzohem lojës së futbollit, sido që të shkojë ndeshja”.
“A i ngjaj më shumë Murinjos apo Guardiolës? Njeriu duhet gjithmonë të mundohet të jetë vetvetja dhe jo të imitojë të tjerët. Unë jam Jurgen Klop. Nuk dua të jem Murinjo, Guardiola apo Heinkes. Çdokush ka mënyrën e vet të sjelljes dhe kjo është e imja”, tha ai duke hedhur poshtë zërat që e shohin atë si një Murinjo të dytë, pasi është shumë shpesh ironik me kundërshtarët.
Më pas, trajneri i Borusias nuk ka ngurruar të paralajmërojë Real Madrid për sfidën e çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve, duke bërë të qartë se skuadra e tij besonte te finalja.
“Në këto gjysmëfinale ka tre favoritë: Barcelonën, Real Madrid dhe Bajern Mynih. Më pas është edhe një skuadër tjetër që quhet Borusia Dortmund. Edhe vitin e kaluar ishte e njëjta gjë, kishte tre favoritë që ishin të njëjtat tre skuadra si dhe Çelsi. Kush fitoi në fund?”, ishte batuta ironike e trajnerit të Borusia Dortmund

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *