Home / Lajme / Maqedoni / Kolumna e Ahmetit-Reagon VMRO-DPMNE

Kolumna e Ahmetit-Reagon VMRO-DPMNE

17 PRILL-“Me këtë kumtesë do të donim t’i kushtojmë vëmendje z. Ali Ahmetit, se ndonëse pajtohemi për rëndësinë e anëtarësimit sa më të shpejtë të Maqedonisë në NATO, duhet të rikujtohemi megjithatë, se për popullin maqedonas është po kaq e rëndësishme ruajtja e identitetit, e shprehur ose e lidhur me gjuhën, kombësinë dhe emrin e shtetit”, thuhet në tekst.

Edhe pse pajtohemi për rëndësinë e anëtarësimit më të shpejtë të Republikës së Maqedonisë në NATO, megjithatë, duhet të përkujtojmë se për popullin maqedonas është me rëndësi të njejtë mbajtja e identitetit, i shfaqur ose i lidhur me gjuhën, kombësinë dhe emrin e vendit.

Kjo thuhet në kumtesën e sotme nga VMRO-DPMNE-ja të liferuar pasi lideri i BDI-së Ali Ahmeti disa herë publikisht kërkoi zgjidhje më të shpejtë të kontestit për emrin dhe me këtë anëtarësim në NATO.

“Me këtë kumtesë do të donim t’i kushtojmë vëmendje z. Ali Ahmetit, se ndonëse pajtohemi për rëndësinë e anëtarësimit sa më të shpejtë të Maqedonisë në NATO, duhet të rikujtohemi megjithatë, se për popullin maqedonas është po kaq e rëndësishme ruajtja e identitetit, e shprehur ose e lidhur me gjuhën, kombësinë dhe emrin e shtetit”, thuhet në tekst.

Ahmeti, siç thuhet, e di shumë mirë, ose do të duhej ta dinte se lufta e popullit maqedonas për identitetin, shtetësinë dhe pavarësinë e vet, si dhe problemet që i bën Greqia lidhur me këtë çështje, datojnë që prej 170 vjetësh, duke kaluar nëpër shumë etapa, shtypje, gjakderdhje, rrënime, përndjekje, shpërngulje të dhunshme, shkelje të të drejtave të njeriut dhe tentime për shkatërrimin, gjegjësisht, fshirjen e kombit maqedonas. Këto tentime vijojnë tash e 23 vite, pasi Republika e Maqedonisë fitoi pavarësinë e shtetit. Në këto tentime që kanë ekzistuar shumë më herët para se të themelohet NATO, populli maqedonas dha sakrificë të madhe: jetë të humbura, shumë mundime dhe keqtrajtime. Edhe vetë shteti përjetoi në 23 vitet e fundit shumë goditje dhe tronditje, të tipit si embargo, bllokadë dhe të ngjashme, përkujton VMRO-DPMNE-ja në kumtesë.

Ne në VMRO-DPMNE, thuhet në kumtesë, nuk planifikojmë të dorëzohemi pas kaq vitesh luftë para shantazhit dhe diktatit të Greqisë, as para kërcënimeve të cilitdo lloj dhe nga cilido. Lufta jonë për çështjen maqedonase është e parevokueshme, e paepur dhe e paalternativë, dhe asnjë çmim nuk do të na detyrojë të heqim dorë nga ajo.

“Në këtë kontekst, VMRO-DPMNE ka në majën e prioriteteve anëtarësimin në NATO dhe BE, por vetëm me kusht që të ruhet paralelisht identiteti, përmes formave të sipërpërmendura, dhe me një kompromis që nuk do të cenojë atë dhe do ta miratojë shumica e qytetarëve të Maqedonisë dhe e popullit maqedonas. Z. Ali Ahmeti thotë se tani është koha, por ne themi se gjithmonë është koha, por jo me çmimin e identitetit maqedonas”, thuhet në kumtesën e sotme nga VMRO-DPMNE-ja.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *