Home / Lajme / Maqedoni / Komedia “Morri” mirëpritet nga tetovarët (VIDEO)

Komedia “Morri” mirëpritet nga tetovarët (VIDEO)

Tetovë, 19 Prill – Është luajtur në skenën e teatrit të Tetovës, në mënyrë të përkryer komedia “Morri”, në regji të Sulejman Rushtit.

Komedia “Morri” si asnjëherë më parë, kishte shumë publik nga Tetova dhe më gjërë kurse aktorët me rolet e tyre nuk zhënjyen këtë publik, i cili gjatë gjithë kohës ka përcjellur me duartrokitje aktorët tetovar. Regjisori Sulejman Rushiti, është shprehur i kënaqur nga interpretimi i roleve nga ana e aktorëve të teatrit të Tetovës.

“Pikërisht për shkak të ndërlidhjes me aktualitetin tonë, ishte arsyeja pse e kam përzgjedh këtë tekst, për shkak se misioni i teatrit është që të komunikojë me spektatorin, në një farë mënyrë të edukojë shoqërinë dhe nuk ka mënyrë më të mirë, që mangësitë shoqërore ti shohim të pasqyruara në skenë. Nuk ka mënyrë më efikase se sa kjo të bëhet përmes komedisë e cila nxjerr në pah diktatin e banalitetit. Përgëzoj aktorët për qasjen dhe seriozitetin dhe barrën e rëndë të cilën e përcollën gjatë gjithë kohës dhe krijuan emocion edhe tek publiku i pranishëm”, tha regjisori Rushiti.

Rolin e Dadës, në këtë komedi e ka luajtur aktorja tetovare Naime Azi. Ajo shprehet se ishte rëndë të luajë këtë rol sepse karakteri i saj ndryshonte shpesh herë gjatë shfaqjes. “Roli i Dadës ka qenë një rol mjaft i rëndë për tu realizuar, në fillim duhet një energji shumë e madhe pastaj edhe ndryshimi i karakterit te saj sepse ajo me burrin e saj esht thjesht një qytetare pë shkollë por karshi të tjerëve shitet mjaft intelektuale. Mendoj se kam arritur të realizoj detyrën që me ka dhënë regjisori në bashkëpunim me kolegët dhe njëkohësisht falënderoj publikun tetovar që na pritën aq ngrohët”, tha aktorja Naime Azi.

Ndërkaq, rolin e “Morrit” e ka luajtur aktori tetovar Elmir Sejfullai, i cili është shprehur i kënaqur nga interpretimi, duke u bazuar në reagimin me duartroktijet e publikut. “Morri, është një personazh i cili menaxhon me situatat e krijuara gjatë shfaqjes. AI I ofron shërbime pushtetit aktual, ndërkaq, më në fund bëhet vet pushtet. Oshte një sfidë për të luajtur këtë personazh, pasi që ëkrkon kondicion fizik dhe pjekuri artistike. Besoj se ia kam dal mbanë, duke marrë paarsysh reagimin e publikut”, tha aktori Sejfullai.

Rolet tjera poashtu me mjeshtëri të rallë u interpretuan nga aktorët, Hasim Memishi, Petrit Neziri, Muzafer Etemi, Blerim Ismani, Linda Shabani dhe të tjerë. Publiku pas komedisë është ndarë i kënaqur nga interpretimi i aktorëve tetovar duke I përcjellur ata me duartrokitje të gjata.

KOMEDIA ” MORRI ” MIRËPRITET NGA TETOVARËT ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *