Home / Lajme / Maqedoni / Kompani në Turqi të interesuara për investime në Maqedoni

Kompani në Turqi të interesuara për investime në Maqedoni

11 prill-Në fjalimin, ai theksoi se mundësitë e tilla, para së gjithash dalin nga harxhimet konkurrente prodhuese dhe atraksionin e Sistemit tatimor që i ofron Maqedonia, si dhe marrëveshjet e nënshkruara për tregti të lirë, të cilat kompanive internacionale u ofrojnë hyrje në treg prej më shumë se 650 milionë njerëzve.

Kompani turke dhe ndërkombëtare, të cilat punojnë në zonën industriale Koçaeli do ta vizitojnë Maqedoninë që të njoftohen me kushtet që i ofron vendi për investim.

Kjo u kontraktua në takimin e ministrit për tërheqjen e investimeve të huaja, Bill Pavleski në zonën industriale Koçaeli, në Turqi ku janë locuar rreth 4.000 kompani, prej të cilave 250 janë brende të njohura botërore. Me qëllim të zgjerimit dhe përforcimit të bashkëpunimit të vendosur, është arritur marrëveshje edhe për organizimin e biznes forumit në Koçaeli.

Siç kumtoi Kabineti i ministrit, Pavleski i prezantoi mundësitë për investim në Maqedoni edhe në Samitin e 16-të ekonomik euroaziatik, i cili mbahet në Stamboll, Turqi, para më shumë se 500 kompanive.

Në fjalimin, ai theksoi se mundësitë e tilla, para së gjithash dalin nga harxhimet konkurrente prodhuese dhe atraksionin e Sistemit tatimor që i ofron Maqedonia, si dhe marrëveshjet e nënshkruara për tregti të lirë, të cilat kompanive internacionale u ofrojnë hyrje në treg prej më shumë se 650 milionë njerëzve.

Samiti ekonomik euroaziatik mbahet tradicionalisht çdo vit dhe është në organizim të Fondacionit Marmara.

Në margjinat e ngjarjes, e cila mbahet prej 9 deri 11 prill, ministri Pavleski u takua me më shumë kompani turke, me të cilat po zhvillohe negociata për hyrje ë tregun e Maqedonisë, si dhe me kompanitë të cilat veçmë kanë marrë vendim të investojnë në vendin tonë.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *