Home / Lajme / Maqedoni / Kompleksi REM në Tetovë hapet në tetor të këti viti ( VIDEO )

Kompleksi REM në Tetovë hapet në tetor të këti viti ( VIDEO )

Shkup, 18 Prill – Punimet rreth ndërtimit të kompleksit tregtar REM në Tetovë, që është ni kofinancim i kompanisë Renova dhe Elektrometal janë në përfundim e sipër.

Pritet që të njejtat të përfundojnë në pjesën e dytë të muajit tetor, kur edhe do të lëshohet në përdorim kompleksi tregtar REM që gjenden në hyrje të Tetovës në afërsi të tregut të gjelbërt.

Investitorët, kompania Renova dhe Elektrometal, të enjten kanë prezantuar kompleksin për të cilin kanë investuar 40 milion euro që është një investsim më i madh deri më tash në Maqedoninë Perendimore. “Kompleksi Rem, kap një sipërfaqe prej 60 mijë metra katrorë, i cili përbëhet nga 146 banesa, qendër tregtare me një sipërfaqe prej 12 mijë metra katrorë, një hotel luksoz me 5 yje prej 12 katësh me një restoran në pjesën më të lartë të hotelit dhe 400 vende parkimi. Hoteli në kuadër të kompleksit REM, do të disponojë 120 dhoma, bazen, sallë për fitnes, sallë për konferenca dhe do të jetë i vetmi i këtij lloji në Maqedoninë perendimore dhe do të ndikojë në zhvillimin e turizmit”, tha pronari i kompanisë Renova Shefki Idrizi.

Sipas Vojçe Stojanovski, investitor dhe pronar i Elektrometalit, banesat kanë sistem të ngrohjes dhe të klimatizuara, dhe i posedojnë të gjitha standardet më të larta të sigurisë. “Do të ketë monitorim 24 orësh në tërë objektin, sistem alarmi, ngrohje qendrore, duke përfshirë radiatorët në çdo dhomë dhe kalorimetrët për matjen e saktë të harxhimit të energjisë eleketrike.Në kuadër të qendrës tregtare deri më tash hapësirat e tyre i kanë rezervuar marketi i njohur Ramstor, firma e njohur italiane Lego, Fiori, dhe shumë brende të njohura për kozmetikë, veshmathje dhe fast food të njohura”, tha Stojanovski. Në këtë qendër pritet që të punësohen rreth 40 persona nga Tetova dhe më gjërë. (U.H)

KOMPLEKSI REM ME NJË INVESTIM PREJ 40 MILJON EURO FILLON ME PUNË NË TETOR TË KËTI VITI ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *