Home / Lajme / Maqedoni / Konfiskohen 3 kg heroinë në Tabanoc

Konfiskohen 3 kg heroinë në Tabanoc

03 Prill -Në vendkalimin kufitar Maqedoni-Serbi, në Tabanoc, në një autobus me targa të Maqedonisë, mbrëmë rreth orës 20:25 janë zbuluar 3 kilogram drogë e llojit heroinë.

Heroina e konfiskuar nga autoritetet doganore të Maqedonisë është konstatuar se është e cilësisë së lartë, vlera e të cilës në tregun e zi arrin deri në 200.000 euro.

Droga e gjetur dhe e sekuestruar ishte fshehur në trupin e personit M.R (40) nga Struga, i cili atë e kishte mbështjellë me shirit ngjitës në trup.

Zbulimi i drogës së fshehur në trupin e dyzetvjeçarit, e cila ishte destinuar për tregun e Austrisë, është zbuluar nga qeni i kufirit, i specializuar në nuhatjen e lëndëve narkotike.

M.R. për transportin do të paguhej 2.000 €, nga të cilat 500 i janë paguar atij paraprakisht, para nisjes së autobusit, ndërsa pjesa tjetër e parave do ti jepej në stacionin ndërkombëtar të autobusëve në Vjenë.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *