Home / Lajme / Maqedoni / Konkluzionet e Kuvendit qendror të PDSH-së (VIDEO)

Konkluzionet e Kuvendit qendror të PDSH-së (VIDEO)

Tetovë, 23 Prill – Kuvendi qendror i PDSH-së shqyrtoi dhe miratoi raportin e shtabit qendror lidhur me zgjedhjet lokale 2013 dhe solli këto konkluzione.

1. Kuvendi Qendror i Partisë Demokratike Shqiptare, vlerëson se Zgjedhjet lokale 2013, të mbajtura në Maqedoni, nuk ishin të organizuara në frymën demokratike. Këto zgjedhje u karakterizuan me shumë parregullsi, si gjatë fushatës ashtu edhe gjatë ditës së votimit. Qeveria dhe Institucionet shtetërore që janë kompetente për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, janë përgjegjësit kryesorë që zgjedhjet nuk përmbushën as standardet minimale të kërkuara nga Bashkimi Europian dhe OSBE-ODIHR-i për të qenë zgjedhje të lira, fer dhe demokratike.

2. Qeveria e Maqedonisë në zgjedhjet lokale 2013 ka keqpërdorur maksimalisht institucionet shtetërore për interesa partiake. Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Bujqësisë, Ministria e punës dhe politikës sociale, Institucionet arsimore si universitetet, shkollat e mesme dhe fillore, nëpunësit e Administratës shtetërore, Drejtoria e të hyrave publike kanë shantazhuar, kërcënuar dhe kushtëzuar qytetarët që të votojnë për partitë në pushtet, kanë shlyer nga listat e votuesve mijëra qytetarë shqiptar, votues të PDSH-së, si dhe në fund implikuan edhe KQZ-në dhe Gjykatën Administrative në shërbim të interesave të partive në pushtet.

3. Në këto zgjedhje u vërejt edhe keqperdorimi i institucionit Bashkesi Fetare Islame nga Kryetari i BFI-se Sulejman Rexhepi me disa bashkëpuntor, të cilët kanë thirrur për përkrahje të drejtperdrejt për BDI-në, duke shkelur mbi parimet e funksionimit të BFI-së.

4. Roli i mediumeve në Maqedoni e në veçanti Alsat-M ka qenë jashtë çdo standardi etik dhe profesional. Përpara fillimit të fushatës, por edhe gjatë fushatës zgjedhore mediumet në përgjithësi kanë anuar për partitë në Qeveri, duke thumbuar partitë opozitare, duke shtrembëruar të vërtetën dhe duke manipuluar opinionin.

5.Ky proces zgjedhor nga ana e partive në pushtet u shëndrua në procesin zgjedhor më të korruptuar, më të kriminalizuar dhe më të falsifikuar se ndonjeherë më parë në këto 20 vite. Këtë më së miri e dëshmoi rasti me falsifikimin e rezultatit zgjedhor në Çair nga ana e BDI-së.

6. Përkundër faktit se këto zgjedhje nuk përmbushën asnjë standard minimal të kërkuar nga Bashkimi Europian dhe OSBE-ODIHR-ja që të quhen zgjedhje fer, të lira dhe demokratike, megjithatë PDSH-ja shënoi ngritje të numrit total të votave duke tubuar 30.000 vota më tepër, në krahasim me zgjedhjet parlamentare të vitit 2011, ku në nivel shtetëror arriti mbështetjen e mbi 100.000 shqiptarëve.

7. Kuvendi i obligon të gjitha degët e PDSH-së që gjatë muajit Maj të mbajnë kuvendet e tyre në të cilët do të analizohet procesi zgjedhor nëpër çdo degë.

8. Të gjitha parregullsitë që ndodhën gjatë procesit zgjedhor të vitit 2013, Partia Demokratike Shqiptare i ka dokumentuar dhe për të njëjtat do t’i informojë institucionet ndërkombëtare në vend dhe përfaqësuesit diplomatik të shteteve të ndryshme.

PDSH: ZGJEDHJET LOKALE ISHIN TË PAREGULLTA ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *