Home / Lajme / Maqedoni / Korpusi i Paqës 17 vite prezent në Maqedoni (VIDEO)

Korpusi i Paqës 17 vite prezent në Maqedoni (VIDEO)

02 Prill – Korpusi i Paqës në Maqedoni për momentin ka 72 vullnetarë që janë pjesë e programit të këtij korpusi.

Vullnetarët e këtij korpusi realizojnë puntori dhe aktivitete të cilët kanë të bëjnë me avancimin e mësimit të gjuhës angleze nëpër shkollat fillore dhe të mesme si dhe zhvillimin e komuniteteve.Me këtë sot në Tetovë ky korpus organizoi njërin prej 7 takimeve promotive me qëllim që të njihet më së miri me potencialet e organizatave dhe institucioneve me punën e vullnetarëve dhe programën e Korpusit të Paqës në Maqedoni. Janeen Dorsch drejtoreshë e programit të Korpusit të Paqës në Maqedoni thotë se qëllimi i takimeve është prezantimi i korpusit të paqës e cila ëhstë një organizatë amerikane e cila punon së bashku me vullnetarët

Para se të fillojnë me punë, vullnetarët e Korpusit të Paqës ndjekin trajnim intenziv 11 javor. Gjatë kësja kohe ato mësojnë gjuhën maqedonase dhe shqipe dhe gjatë kësaj kohe stafi i korpusit njihet me vullnetarët dhe mëson për njohuritë dhe aftësitë e tyre të cilat më së miri do t`iu përgjigjen nevojave të komuniteteve në Maqedoni.

KORPUSI I PAQËS 17 VITE PREZENT NË MAQEDONIB ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *