Home / Lajme / Maqedoni / Kryesia e PDSH-së debaton për dorëheqjen e Thaçit (VIDEO)

Kryesia e PDSH-së debaton për dorëheqjen e Thaçit (VIDEO)

Tetovë, 10 Prill – Kryesia qendrore e Partisë Demokratike Shqiptare të mërkurën pasdite në selinë e partisë në Tetovë diskuton për dorëheqjen e kryetarit të kësaj partie Menduh Thaçi, pas rezultatit të dobët në zgjedhjet lokale që u mbajtën më 24 mars dhe më 7 prill në Maqedoni.

Partia Demokratike Shqiptare në këto zgjedhje fitoi në dy komuna, në atë të Studeniçanit dhe në Strugë, ndërsa në komunat tjera ka humbur betejën me partinë tjetër shqiptare BDI. Pas këtij rezultati në opinion është përfolur për mundësinë e dorëheqjes së kreut të kësaj partie Menduh Thaçi. Mirëpo për këtë, kryetari Menduh Thaçi ka thirrur mbledhje të kryesisë qendrore e cila do të vendos në fund se a do të jetë kryetar Thaçi ose jo.

Poashtu gjatë mbledhjes së kryesisë qendrore e cila fillon në orën 17.00, do të bisedohet edhe për rezultatin në këto zgjedhje. Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në paraqitjen e tij pas përfundimit të zgjedhjeve të 7 prillit, tha se do të tëhqiet nga posti I kryetarit nëse atë e kërkojnë 90 mijë votues të kësaj platforme. “Edhe kjo gjë është e mundur, por nëse e kërkojnë mbi 90 mijë luana aktivistë të PDSH-së dhe jo të tjerët të cilët votuan kundër kësaj platformë, deklaroi Thaçi, mënjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor më 7 Prill në selinë e partisë në Tetovë.

Ndryshe, Menduh Thaçi, postin e kryetarit të PDSH-së e mban që nga viti 2007 kur me këtë parti 12 vite resht kishte udhëhequr Arbër Xhaferi.

KRYESIA E PDSH-së DEBATON PËR DORËHEQJEN E MENDUH THAÇIT ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *