Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari Ahmeti takoi Ambasadoren Franceze

Kryetari Ahmeti takoi Ambasadoren Franceze

15 prill-Ahmeti nënvizoi që Bashkimi Demokratik për Integrim është i përkushtuar për ta integruar Maqedoninë në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Ballkani perendimor nuk mund të jetë i qetë pa u integruar në NATO dhe në BE, por edhe Evropa nuk mund të jetë me shëndet të plotë oa e integruar Ballkanin.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot ka pritur Ambasadorën e Francës në Republikën e Maqedonisë, Zonjën Laurence Auer.

Ky ishte takimi i parë zyrtar i Kryetarit Ahmeti me Ambasadoren e re të Francës në vendin tone, me ç’rast, Kryetari Ahmeti i uroi punë të mbarë Zonjës Auer duke e siguruar për vazhdimësinë e marrëdhënieve të shkëlqyera të Bashkimit Demokratik për Integrim me Ambasadën e Francës.

Kryetari Ahmeti theksoi që Franca ka luajtur rol vendimtar në sjelljen e paqës në Maqedoni dhe në rajon dhe kjo tregon përkushtimin e madh të Francës për vendin tonë.

Zonja Auer shprehu mirënjohjen e vet duke konfirmuar përkushtimin për të vazhduar bashkëpunimin e afërt me Ahmeti.
Bashkëbiseduesit gjithashtu diskutuan edhe rreth aktualiteteve politike në vend dhe në rajon. Ambasadorja Franceze shprehu interesim rreth procesit të integrimeve EuroAtlantike të Maqedonisë, zgjidhjen e çështjes së emritsi dhe marrëdhënieve ndëretnike.

Ahmeti nënvizoi që Bashkimi Demokratik për Integrim është i përkushtuar për ta integruar Maqedoninë në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Ballkani perendimor nuk mund të jetë i qetë pa u integruar në NATO dhe në BE, por edhe Evropa nuk mund të jetë me shëndet të plotë oa e integruar Ballkanin.

Për ta arritur këtë synim, duhet që sa më parë të zgjidhet çështja e emrit me Greqinë sepse ky komromis do të mundësojë anëtarësim të menjëhershëm në NATO, proces ky që ka rëndësi gjeopolitike dhe gjeostrategjike.

Bashkësia ndërkombëtare ka qenë pjesë e suksesit të Maqedonisë në të kaluarën, por Kryetari Ahmeti shprehu bindjen që miqtë ndërkombëtar do të duhet të angazhohen edhe më tej për ta përfunduar rrugën e nisur bashkë, rrugën drejt Brukselit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *