Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari Nevzat Bejta takoi përfaqësuesit e GIZ-it gjerman

Kryetari Nevzat Bejta takoi përfaqësuesit e GIZ-it gjerman

25 prill-Përfaqësuesit e organizatës GIZ, u interesuan për qasjen që do ta ketë kryetari Bejta dhe komuna ndaj zhvillimit ekonomik lokal.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta u takua me përfaqësuesin e deritashëm të organizatës gjermane për Zhvillim Ekonomik Rajonal GIZ, Jens Adler dhe pasardhësin e tij Reinhold Bauler, si dhe me koordinatorin rajonal të GIZ-it, Hamsi Behluli.

Bashkëbiseduesit u dakorduan që të vazhdojë bashkëpunimi i mirë midis Komunës së Gostivarit dhe GIZ-it, i filluar që në mandatin e parë të kryetarit Bejta dhe gjatë kohës kur ai ishte ministër i vetëqeverisjes lokale.

Përfaqësuesit e organizatës GIZ, u interesuan për qasjen që do ta ketë kryetari Bejta dhe komuna ndaj zhvillimit ekonomik lokal.

Kryetari Nevzat Bejta tha se ish udhëheqësia e Komunës së Gostivarit, nuk ka bashkëpunuar dhe nuk ka participuar në Qendrën për Zhvillim Rajonal të Pollogut, duke mos i paguar edhe obligimet ligjore që i ka ndaj kësaj qendre. Ai premtoi se komuna do ta bëje pagesën ndaj qendrës së Pollogut, me qëllim që të mos vihet në pikëpyetje funksionimi i saj.

Jens Adler tim-lider i deritashëm i GIZ-it në Maqedoni, në takimin e fundit të tij u shpreh i kënaqur nga bashkëpunimi që ka pasur me kryetarin Nevzat Bejta gjatë gjithë kësaj kohe dhe tha se bashkë mund të ndërtojmë të ardhmen dhe mund të kontribuojmë për zhvillimin rajonal.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *