Home / Sport / Ksavi: Guardiola do të jetë tifoz me Barcelonën!

Ksavi: Guardiola do të jetë tifoz me Barcelonën!

Mesfushori i Barcelonës, Ksavi Hernandez, mendon se Pep Guardiola nuk do të tradhtojë katalanasit, të paktën edhe për këto dy ndeshje me Bajern Mynih.

“Si do ta përjetojë Guardiola ndeshjen? Do t’i gëzohet këtij spektakli! Si katalanas që është, do të kërkojë që të fitojë Barça, edhe pse e ardhmja e tij është te Bajern Mynih”, ishte besimi i mesfushorit.
Sipas tij, Barcelona ka shansin të kalojë në turin tjetër të aktivitetit, ndërsa mendon se Mesi do të jetë në maksimumin e tij në këtë ndeshje.
“I dëgjojmë dhe i respektojmë të gjitha opinionet, por kemi gjashtë vite radhazi që shkojmë në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve dhe nuk ndajmë të njëjtin opinion me ata që nuk na shohin si favoritë. Bajerni është në një moment spektakolar të sezonit, por ne do të mundohemi të bëjmë lojën tonë. Mesi? Të kemi në dispozicion lojtarin më të mirë në botë është jetësore për ne, sidomos në sulm. Mesi bën që kundërshtarët të kenë më shumë respekt për ty, të ndihmon edhe në aspektin psikologjik”.
“Mos na trajtoni si viktima, aktualisht kualifikimi është 50% për të dy ekipet. Bajern është një superskuadër por Barça mbetet Barça. Për ne është jetësore të shënojmë në fushën kundërshtare, është shumë e rëndësishme për të na ndihmuar të shkojmë në finale”, tha mesfushori katalanas.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *