Home / Lajme / Maqedoni / KSHZ: BDI fitoi në 7 komuna, PDSH në 2, VMRO-DPMNE në Shkup dhe në 16 komuna dhe LSDM në 3

KSHZ: BDI fitoi në 7 komuna, PDSH në 2, VMRO-DPMNE në Shkup dhe në 16 komuna dhe LSDM në 3

8 prill-
Sipas rezultateve të para të KSHZ-së, BDI në votimin e djeshëm fitoi në shtatë komuna, PDSH në dy, VMRO-DPMNE në Qytetin e Shkupit dhe 16 komuna, LSDM në tre, Partia Përparimtare Serbe në një, ndërsa në një komunë kryetari do të jetë kandidat i pavarur. Rreth të dytë do të ketë në Dollnen, ku pas rivotimit të djeshëm asnjë kandidat nuk e fitoi numrin e nevojshëm të votave për fitore në rrethin e parë zgjedhor.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor i shpalli rezultatet e para të tërësishme për Qytetin e Shkupit dhe për 31 komuna ku dje u mbajt rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale dhe rivotim të rrethit të parë zgjedhor.

Sipas rezultateve të para të KSHZ-së, BDI në votimin e djeshëm fitoi në shtatë komuna, PDSH në dy, VMRO-DPMNE në Qytetin e Shkupit dhe 16 komuna, LSDM në tre, Partia Përparimtare Serbe në një, ndërsa në një komunë kryetari do të jetë kandidat i pavarur. Rreth të dytë do të ketë në Dollnen, ku pas rivotimit të djeshëm asnjë kandidat nuk e fitoi numrin e nevojshëm të votave për fitore në rrethin e parë zgjedhor.

Rezultatet nga rrethi i parë dhe rivotim të rrethit të parë të zgjedhjeve lokale:

Tetovë – Fitoi Teuta Arifi nga BDI me 55,54 për qind të votave të fituara para Sadi Bexhetit nga PDSH 41,93 për qind.

Shkup – Fitoi Koce Trajanovski nga VMRO-DPMNE me 59,35 për qind të votave, para Jani Makradulit me 36,43.

Çair – Fitoi Izet Mexhiti nga BDI me 62,72 për qind, ndërsa Muhamed Thaçi nga PDSH ka 26,66 për qind.

Gostivar – Fitoi Nevzat Bejta nga BDI me 50,5 për qind të votave para Rufio Osmanit nga RDK me 47,51 për qind.

Haraçinë – Fitoi Brahim Ajvazi nga BDI me 52,11 për qind të vota të fituara para kandidatit të pavarur Basri Bajrami me 47,14 për qind të votave.

Tearcë – Fitoi Isen Asani nga BDI me 55,87 për qind të votave të fituara para Ruhan Iljazi nga PDSH me 42,8 për qind.

Bërvenicë – Fitoi Enver Pajaziti nga BDI me 51,92 për qind nga votat para Stojan Todorovskit nga VMRO-DPMNE me 46,93 për qind

Vrapçishtë – Fitoi Bajram Kadrija nga BDI me 51,25 për qind të votave para Isen Shabanit me 47,04 për qind.

Studeniçan – Fitoi kandidati i PDSH-së Azem Sadiku me 49,69 për qind të votave gjegjësisht 17 vota më shumë nga kundërkandidati i BDI-së Fati Iseni për të cilin kanë votuar 49,49 për qind e votuesve.

Strugë – Fitoi Zijadin Sela nga PDSH-ja me 57,3 për qind, ndërsa Vlladimir Koçoski nga VMRO-DPMNE-ja 42,15 për qind.

Berovë – Fitoi kandidati i VMRO-DPMNE-së Dragi Naxhinski me 50,97 vota të fituara para Zvonko Peqeski nga LSDM me 45,77 për qind të votave.

Butel – Fitoi Petre Latinovski nga VMRO-DPMNE me 65,13 për qind të votave të fituara para Kosta Naçevski nga LSDM me 31,14 për qind.

Veles – Fitoi Sllavço Çadiev nga VMRO-DPMNE me 54,4 për qind para Ace Kocevski nga LSDM me 43,41 për qind.

Bogdanc – Fitoi Anastasija Olumçeva nga VMRO-DPMNE me 52,48 për qind para Zoran Proçkov nga LSDM me 45,34 për qind.

Debarc – Igor Trajkovski nga VMRO-DPMNE me 51,59 për qind para Lupço Angelov nga LSDM me 37,54 për qind.

Dellçevë – Fitoi Darko Shehtanski nga VMRO-DPMNE me 57,18 për qind para Golupço Angelov nga LSDM me 37,54 për qind.

Jegunovcë – Fitoi Toni Koceski nga VMRO-DPMNE me 54,97 për qind para Sarko Bllazheskit nga LSDM me 42,85 për qind.

Kavadar – Fitoi Aleksandar Panov nga VMRO-DPMNE me 56,66 pët qind para Betijan Kitev me 41,09 për qind.

Karabinc – Zoran Minov nga VMRO-DPMNE me 58,78 për qind para Riste Banjeglav nga LSDM me 37,75 plër qind.

Llozovë – Fitoi Orce Cvetkovski nga VMRO-DPMNE me 54,33 për qind para Ace Vellkovskit nga LSDM me 43,64 për qind të votave.

Mogilë – Fitoi kandidati i pavarur Stevo Pickovski me 52,56 për qind të votave para Sllavko Velevski nga VMRO-DPMNE me 46,24 për qind.

Resnjë – Fitoi Gjoko Strezovski nga VMRO-DPMNE me 64,91 për qind të votave para kandidatit të pavarur Dimitar Buzlevski me 35,09 për qind.

Nagoriçan i Vjetër – Fitoi Millovan Stojkovski nga VMRO-DPMNE me 51,98 për qind të votave të fituara para Vllaste Dimkovski nga PPS me 45,34 për qind.

Çeshinovë, Obleshevë – Fitoi Kostadin Liçkov nga VMRO-DPMNE me 55,75 për qind nga votat e fituara para Goranço Kërstev nga LSDM me 41,54 për qind.

Manastir – Fitoi kandidati i VMRO-DPMNE-së Vlladimir Taleski me 54,93 për qind rë votave, kundrejt Mende Dineski nga LSDM me 41,37 për qind.

Gjorçe Petrov – Fitoi Sokol Mitrovski nga VMRO-DPMNE me 50,39 për qind të votave para Aleksandar Naumovski nga LSDM me 46,43 për qind të votave.

Karposh – Fitoi Stevço Jakimovski nga PPS me 63,36 për qind të votave para Andrej Petrovit nga LSDM me 28,15 për qind.

Koçan – Fitoi ratko Dimitrovski nga VMRO-DPMNE me 52,48 për qind para Mile Andomov nga LSDM 43,85 për qind të votave.

Kumanovë – Fitoi Zoran Damjanovski nga LSDM me 50,77 për qind të votave para Zoran Gjorgjievski nga VMRO-DPMNE me 47,28 për qind.

Qendër – Andrej Zhernevoski nga koalicioni “Unioni për ardhmërinë” ka fituar 50,29 për qind, ndërsa Vlladimir Todoroviq nga VMRO-DPMNE me 46,86 për qind.

Në Strumicë pas rivotimit në tre vendvotime të raundit të parë nga zgjedhjet lokale fitoi Zoran Zaev nga LSDM me 51,56 për qind të votave të fituara para Vasil Pishev nga VMRO-DPMNE me 45,85 për qind të votave.

Në komunën e Dollnenit pas rivotimi në njerin prej vendvotimeve fituesi do të dihet në raundin e dytë për dy javë sepse asnjë nga kandidatët nuk e fitoi numrin e nevojshëm të votave. Në raundin e dytë shkojnë Abdulla Bajramosvki nga BDI me 27,31 për qind dhe Boshe Milloshoski nga VMRO-DPMNE me 28,83 për qind të votave.

Në raundin e dytë u zgjodhën kryetarët në 29 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Raundi i parë u rivotua në tre vendvotime në Strumicë dhe në një në komunën e Dollnenit.

Të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kishin një milion e 103 mijë e 175 qytetarë në 1.614 vendvotime.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *