Home / Lajme / Maqedoni / KSHZ do të diskutojë për kërkesën për marrjen e listave nga tre vendvotimet në Kumanovë

KSHZ do të diskutojë për kërkesën për marrjen e listave nga tre vendvotimet në Kumanovë

10 prill-Ndërkohë, po vazhdon afati për shqyrtimin e ankesave për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Deri në skadimin e afatit ligjor, mbrëmë deri në orën 19, deri te KSHZ-ja janë dorëzuar mbi 200 ankesa. VMRO-DPMNE dhe LSDM-ja kanë dorëzuar mbi 100, BDI dhe RDK nga 16 ndërsa PDSH-ja 4 ankesa.

Komisioni shtetëror zgjedhor sot paradite duhet të mbajë seancë në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e Komisionit komunal zgjedhor – Kumanovë, e me urdhër të gjykatësit hetues, për marrjen e listës zgjedhore në tre vendvotime.

Ndërkohë, po vazhdon afati për shqyrtimin e ankesave për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Deri në skadimin e afatit ligjor, mbrëmë deri në orën 19, deri te KSHZ-ja janë dorëzuar mbi 200 ankesa. VMRO-DPMNE dhe LSDM-ja kanë dorëzuar mbi 100, BDI dhe RDK nga 16 ndërsa PDSH-ja 4 ankesa.

KSHZ-ja obligohet në afat prej 48 orësh pas pranimit të ankesës të sjell vendim për ankesën. Shtruesi i ankesës për të cilën ka vendosur komisioni mund shtrojë padi deri te Gjykata Administrative në afat prej 24 orëve pas pranimit të vendimit. Gjykata administrative duhet të sjell vendim në afat prej 48 orëve pas pranimit të padisë. Vendimet e gjykatës janë përfundimtare

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *