Home / Lajme / Maqedoni / KSHZ-ja vendosi për tre vendvotime në Kumanovë ( VIDEO)

KSHZ-ja vendosi për tre vendvotime në Kumanovë ( VIDEO)

Shkup, 10 Prill – Komisioni Shtetëror Zgjedhor në seancën e sotme solli vendim që gjykatësi hetues të bëjë vetëm kontroll, ndërsa jo edhe marrjen e listët zgjedhore në tre vendvotime në Kumanovë.

Gjykatësi do të mund të kryejë kontroll për nëntë persona për të cilët ka dyshime se kanë bërë këqpërdorim në të drejtën zgjedhore.Kryetari i KSHZ-së Boris Kondarko sqaroi se pas mbarimit të procesit zgjedhor të gjykatësit hetues mund të jetë në dispozicion çdo pjesë e materialit zgjedhor për të cilën veçanërisht duhet të bëhen procesverbale.Kontrolli duhet të bëhet në hapësirat e Komisionit Komunal Zgjedhor në Kumanovë dhe në përbërje të plotë të komisionit që të mos ketë kurrfarë dyshimi. Kondarko vlerëson se KSHZ-ja nuk duhet të jetë pengesë për udhëheqjen e procesurës së organeve të tjera.KSHZ-ja, nënvizoi se Kondarko, dëshiron të bashkëpunojë me institucionet, por secila duhet të përmbahet në obligimet ligjore.Propozimi për kontroll të listës zgjedhore vetëm për ato persona të cilët janë shembull të urdhërit e përkrahën gjashtë anëtarë, ndërsa kundër ishte Bedredin Ibraimi, i cili përsëriti se kryhet kontroll në procesin zgjedhor nga ana e gjykatës hetuese në Kumanovë edhe njëherë e përsëriti propozimin e tij pas përfundimit të procesit zgjedhor që gjykatësi hetues ta ndërrmarë procedurën.Pas përfundimit të kësaj seance duhet të rrishikohen ankesat e arritura nga partitë politike për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Deri te skadimi i afatit ligjor, mbrëmë deri në orën 19, deri te KSHZ-ja janë parashtruar mbi 200 ankesa. VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja kanë dorëzuar më shumë se 100, PDSH-ja 4, ndërsa BDI-ja dhe RDK-ja nga 16-të ankesa.KSHZ-ja është e detyruar në afat prej 48-të orëve pas pranimit të ankesës të sjellë vendim. Paraqitësi i ankesës pas së cilës ka vendosur komisioni mund të parashtrojë padi deri te gjykata administrative në afat prej 24 orëve pas pranimit të zgjidhjes. Gjykata administrative duhet të sjellë vendim në afat prej 48 orëve pas pranimit të padisë. Vendimet e gjyktës janë definitive.

KSHZ-ja VENDOSI PËR TRE VENDVOTIME NË KUMANOVË ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *