Home / Lajme / Maqedoni / KSHZ: Jehona deri në orën 13 është 24,44 për qind

KSHZ: Jehona deri në orën 13 është 24,44 për qind

7 prill-Jehona në këtë raund në krahasim me raundin e parë të votimit në zgjedhjet lokale deri në orën 13 është më e vogël. Para dy javësh deri në orën 13 në votim kanë dalë 34,89 për qind e qytetarëve në vend, ndërsa në Shkup jehona ishte 31,14 për qind.

Jehona e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale deri në orën 13, sipas KSHZ-së, është 24,44 për qind, ndërsa në votim kanë dalë 259.059 qytetarë.

Në Shkup jehona është 19,69 për qind, gjegjësisht në votim kanë dalë 85.886 qytetarë të regjistruar në Listën zgjedhore.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale votohet për kryetar komune në 29 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, ndërsa por rivotohet në tri njësi zgjedhore në Strumicë dhe një në Dollnen.

Jehona në këtë raund në krahasim me raundin e parë të votimit në zgjedhjet lokale deri në orën 13 është më e vogël. Para dy javësh deri në orën 13 në votim kanë dalë 34,89 për qind e qytetarëve në vend, ndërsa në Shkup jehona ishte 31,14 për qind.

Sipas zëdhënëses së KSHZ-së, Biljana Jovanovska jehonë më të madhe në orën 13 ka në Lozovë 46,33, komunën e Debarcës 46,06 për qind, Koçan 40,78, Bogdanc 40,30, Strumicë 38,96, Berovë 36,94, Strugë 33,08, Manastir 29,37, Veles 27,96, Kumanovë 25,27, Gostivar 21,80, Tetovë 20,39. Jehonë më të vogël ka në komunën e Sarajit 4,34 për qind dhe në Shuto Orizare ku në votime kanë dalë 11,33 për qind.

Në komunën Qendër të Shkupit jehona është 32,45 për qind, në Gjorçe Petrov 29,72, Karposh 24,71, Butel 18,63 dhe në Çair 14,7.

Konferenca e radhës e KSHZ-së është në orën 18 për jehonën deri në orën 17

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *