Home / Lajme / Maqedoni / KSHZ: Në kohë janë hapur të gjithë 78 vendvotimet ku sot rivototohet

KSHZ: Në kohë janë hapur të gjithë 78 vendvotimet ku sot rivototohet

21 prill-
Në Dolnen në 39 vendvotime mund të votojnë 10.521 persona, në Qendër votohet në 29 vendvotime prej gjithsej 66, dhe të drejtë vote kanë 22.939 votues, në Strugë në nëntë vendvotime me 7.885 votues dhe në një vendvotim në komunën Gjorçe Petrov me 1.320 votues.

Të gjithë 78 vendvotimet në katër komunat ku sot ka rivotim të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale janë hapur në orën 7 dhe votimi ka filluar pa problemeve, informoi Komisioni Shtetëror Zgjedhor pasi i grumbulloi të dhënat e Komisioneve Komunale Zgjedhore.

Në Dolnen në 39 vendvotime mund të votojnë 10.521 persona, në Qendër votohet në 29 vendvotime prej gjithsej 66, dhe të drejtë vote kanë 22.939 votues, në Strugë në nëntë vendvotime me 7.885 votues dhe në një vendvotim në komunën Gjorçe Petrov me 1.320 votues.Asoaciacioni qytetar MOST me rreth 130 vëzhgues do t’i vëzhgojë rivotimin e nesërm në 29 vendvotime në komunën e Qendrës, nënëtë në komunën e Strugës dhe një në komunën e Gjorçe Petrovit, si dhe raundin e dytë të votimit në 20 vendvotime nga gjithsej 39 në Dollnen.

Përkundër këtyre vëzhguesve, MOST ka angazhuar edhe ekipe mobile, të cilët do të shërbejnë si përkrahje logjistike e statikëve.

Projekti “Vëzhgim shtëpiak i zgjedhje Lokale 2013” është realizuar nga ana e Asaciacin qytetar MOST dhe është përkrahur nga Agjencia zvicerane për zhvillim ndërkombëtar, Ambasada e Republikës Federale Gjermane, Ambasada e Mbretërisë së bashkuar të Britanisë së madhe dhe Irlandës Veriore, Ambasadës së Mbretërisë së Holandës dhe Ambasadës së Mbretërisë Norvegjeze nga Beogradi, Serbi.
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale sot do të rivotohet më 29 vendvotime në komunën e Qendrës në Shkup, në nëntë vednvotime në Strugë dhe në një vendvotim në komunën e Gjorgje Petrovit. Raund të dytë të zgjedhjeve lokale do të ketë në komunën e Dollnenit në 39 vendvotime.

Në komunën Qendër në 29-të vendvotime, janë regjistruar në listën zgjedhore 22.939 votues, në Strugë në nëntë 7.885 dhe në Gjorçe Petrov në vendvotimin 2.588 në Volkovë janë regjistruar 1.320 votues.Në komunën Qendër, Andrej Zhernovski, kandidiat i koalicionit “Unioni për ardhmërinë” ka pasur 981 vota më shumë se kandidati i kolaicionit “Për Maqedoni më të mirë” të kryesuar ga VMRO-DPMNE-ja Vladimir Todoroviq.

Në Strugë, Zijadin Sela nga PDSH-ja i përkrahur nga BDI-ja, mori 20.770 vota, ndërsa kandidati i koalicionit të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së Vladimir Koçoski 15.276.

Në komunën e Shkupit Gjorçe Petrov, Sokol Mitrovski nga koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja 11.934 ndërsa Aleksandar Naumovski nga koalicioni “Lidhje për të ardhmen”, 10.995 votues.

Në Dollnen do të mbahet raundi i dytë i votimit të zgjedhjeve lokale. Votuesit përzgjedhjen e tyre duhet ta bëjnë midis Boshe Milloshokit nga koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” që në raundin e parë fitoi 2.172 dhe Abdulla Bajramovski nga BDI-ja, që ka marrë 2.057 vota.

Pa mbylljes së vendotimeve do të fillojë të rrjedhë afati i ankimimeve eri në KKZ, rspektivisht KSHZ

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *