Home / Lajme / Maqedoni / KSHZ shkarkoi tërë KZK-në në Çair (VIDEO)

KSHZ shkarkoi tërë KZK-në në Çair (VIDEO)

Shkup, 02 Prill -Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot shkarkoi anëtarët e Komisionit Zgjedhor Komunal në komunën e Çairit.

Shkarkimi i tyre u bë pr shkak se u evidentuan parregullësi gjatë përpilimit të rezultateve nëpër proceserverbalet e vendvotimeve në këtë komunë, lidhur me zgjedhjet lokale të 24 marsit.

Përveç shkarkimit të anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të KZK-së janë shkarkuar edhe këshillat e 13 vendvotimeve ku janë regjistruar parregullësitë. Për shkarkimin e tyre votuan gjashtë anëtarët e KSHZ-së, ndërsa kundër ishte vetëm nënkryetari Subhi Jakupi.

Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko kërkoi shkarkimin e KZK-ve edhe në Manastir, për shkak të parregullësive, ndërsa kjo kërkesë nuk ishte pranuar.

Subhi Jakupi lidhur me shkarkimet në Çair, ai kërkoi vetëm shkarkimin e kryetarit të KZK-së dhe jo gjithë anëtarët dhe zëvendësat e tyre, për shkak se sipas tij, është vërtetuar parregullësi vetëm për shkeljen e kodit zgjedhor, dhe nuk është vërtetuar se kush ka ndryshuar rezultatet.

Anëtari i PDSH-së në KSHZ, Bedredin Ibrahimi theksoi se në rastin e Çairit bëhet fjalë për mashtrim të madh dhe falsifikim të rezultatit zgjedhor.

SHKARKOHET KOMISIONI KOMUNAL ZGJEDHOR NË ÇAIR ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *