Home / Sport / Liga e Dytë, Rufeja mer një pikë ndaj Korzos

Liga e Dytë, Rufeja mer një pikë ndaj Korzos

Rufeja e Miletinës për të dytën ndeshje me rradhë ndalet në barazim, pasi tani kë luajtur 1:1 në transfertën me Korzon.

Të shtunën janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 21-të në Ligën e Dytë të futbollit në vend, në të cilat skuadrat e kreut morën rezultate kryesisht të pritura. Rufeja e Miletinës për të dytën ndeshje me rradhë ndalet në barazim, pasi tani kë luajtur 1:1 në transfertën me Korzon. Miletinasit që kanë ambicie për inkuadrim në Ligën e Parë, drejtëpërdrejtë, apo minimalisht përmes balotazhit, me këtë rezultat largohen nga ambiciet e tyre, por gjithsesi deri në fund ka shumë për tu luajtur dhe të gjithë në taborin e Rufesë presin që gjërat të kthehen në kahje pozitive. Në ndeshjet tjera skuadrat e kreut Skopje, Makedonija Gj.P. dhe Euromilku kanë marrë fitore të sigurta në këtë xhiro. Skopje në derbin e Shkupit mundi 2:0 Maxharin, Makedonija Gj.P. në teren të vet deklasoi 3:0 Tikevshin e Kavadarit, ndërsa Euromilku gjithashtu 3:0 fitoi përballë Ohrit. Skuadra e Vrapcishtit është mundur 2:0 në transfertën me Miravcin, Lokomotiva me 4:1 ka fituar Poveda Juniorin, ndërsa Babi ka fituar 3:1 Novacin.

Rezultatet:
Korzo-Rufeja 1:1,
Skopje-Maxhari S. 2:0,
Makedonija Gj.P.-Tikveshi 3:0,
Euromilku-Ohri 3:0,
Miravci-Vrapcishti 2:0,
Lokomotiva-Pobeda Junior 4:1,
Babi-Novaci 3:1.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *