Home / Sport / Liga e Parë, skuadrat shqiptare mysafire (VIDEO)

Liga e Parë, skuadrat shqiptare mysafire (VIDEO)

Në kuadër të xhiros së 27-të të Ligës së Parë të futbollit në vend, skuadrat shqiptare luajnë në cilësi të mysafirit. Shkëndija të shtunën është mysafire e Napredokut në Kërçovë, ndërsa të dielën Drita udhëton në Shtip në përballjen me Bregallnicën, kurse Renova shpreson në pikë në takimin me Metalurgun.

Fundjava sjell në program ndeshjet e xhiros së 27-të në Ligën e Parë të futbollit në vend, ndërsa skuadrat shqiptare do të jenë në cilësi të mysafirit. Të shtunën në program do të jenë dy takime, ndërsa katër të tjera luhen të dielën. Shkëndjia e Tetovës do të ketë transfertë të vështirë me Napredokun në Kërçovë, stadium ku viteve të fundit ‘kuqezinjtë’ rregullitsh dalin pa pikë. Fitorja e fundit me Rabotniçkin ka ngirur disponimin në rradhët e tetovarëve, të cilët kërkojnë tjetër sukses në rrugën drejt pjesës së epërme të renditjes, ndërsa njëkohësisht triumfi në Kërçovë do të mundësonte që ekipi në atmosferë pozitive të presë duelin e të mërkurës me Vardarin, në kuadër të ndeshjev kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë. “Shkojmë të relaksuar drejt Kërçovës, pasi që besojmë se mund të dalim me rezultat pozitiv. Pikët nga kjo ndeshje kanë rëndësi të madhe për ne, ndërsa me fitore do të mbanim disponimin para sfidës tonë kryesore këtë vit, takimit me Vardarin. Besojmë se ekipi përkundër problemeve që ka patur, mund t’ia dalë mbanë për të mbyllur sezonin me sukses”, shprehen nga tabori i Shkëndijës, të cilët besojnë që forma e dobët e Napredokut të vazhdojë edhe në ndeshjen e të shtunës. Takimi Napredoku-Shkëndija zhvillohet të shtunën me fillim në orën 16:00, ndërsa të njëjtën ditë nga ora 20:00, Vardari në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ ndeshet me Sileksin.

Takimet tjera do të luhen të dielën në orën 16:00, ndërsa spikat dueli ndërmjet Metalurgut dhe Renovës. Shkupjanët pretendojnë që të shënojnë fitore në çdo përballje në rrugën drejt titullit të kampionit, ndërsa Renova dëshiron që të dëshmojë dhe të tregojë se ka ekip kualitativ. Ajo që brengosë stafin teknik të Renovës janë mungesat për shkak të lëndimeve të Mende Stepanovskit, Fisnik Nuhiut dhe Ersen Sali.

Drita e Bogovinës me paqartësi të mëdha rreth trajnerit të ri udhëton drejt Shtipit, ku do të përballet me Bregallnicën. Bogovinasit pas largimit të Nexhat Huseinit, së pari emëruan turko-gjermanin Egilmaz, mirëpo pasi ky u largua u fol se trajner i ri i Dritës do të jetë Xhoni Todorovski. Mirëpo lajmet e fundit flasin se edhe Todorovski nuk ka pranuar të drejtojë ekipin, duke lënë paqartësi të mëdha rreth teknikut të ri të Dritës. Ekipi bogovinas do të jetë e kompletuar, pasi kthehen Amir Aliu, Minas Osmani, Domigoj Baraç, Toni Gjorgjevski dhe Iliknur Xhaferi, ndërsa do të mungoj vetëm Marko Lukiq, i cili kundër Vardarit u ndëshkua me karton të kuq. Në ndeshjet tjera Rabotniçki përballet me Pelisterin, ndërsa Horizont Turnova takohet me Teteksin.

Dyshet e xhiros së 27:të:
Napredoku – Shkëndija (e shtunë 16:00)
Vardari – Sileksi (e shtunë 20:00)
Metalurgu – Renova (e diel 16:00)
Bregallnica – Drita
Rabotniçki – Pelisteri
Horizont T – Teteksi

LIGA E PARË, SKUADRAT SHQIPTARE MYSAFIRE ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *