Home / Sport / Liga Evropa, sonte gjysmëfinalet

Liga Evropa, sonte gjysmëfinalet

Garat e futbollit evropian vazhdojnë dhe sonte me ndeshjet e parë gjysmëfinale në Ligën e Evropës

Ndeshjet e Ligës së Kampioneve na dhanë mundësinë për tu kënaqur në futboll kualitativ dhe me shumë gola. Garat e futbollit evropian vazhdojnë dhe sonte me ndeshjet e parë gjysmëfinale në Ligën e Evropës.

Dueli i parë do të zhvillohet në ‘St Jacob Park’, ku skuadra zvicerane, Basel, pret kampionin aktual evropian, Chelsea.
Të dy skuadrat në këtë ndeshje hyjnë pas barazimeve në kampionatet kombëtare si mysafire 2:2, ku Basel ishte mysafire e skuadrës së papërshtatshme Thun, ndërsa Chelsea pësoi gol në minutën e fundit në ‘Anfield Road’ për të marrë vetëm një pikë.

Vendasit në këtë takim pritet të hyjnë më formacionin më të mirë, ndërsa dyshimi i vetëm mbetet në krahun e djathtë të mbrojtjes, ku Philippe Degen ende është në dyshim për të startuar. Trajneri i zviceranëve Murat Yakin ka deklaruar se skuadra e tij në këtë takim hyn me të vetmin qëllim që t’i befasojë kampionët aktual të Evropës, ashtu siç bëri me Tottenhamin.

Në duelin tjetër do të takohen Fenerbahçe e Turqisë dhe Benfica e Portugalisë, dy ekipe mjaft të forta që në radhët e tyre ka dhe emra të mëdhenj të futbollit. Benfica në ndeshjen e fundit kampionale ka shënuar fitore të pastër 2:0, ndërsa Feneri është mundur dhe kështu pothuajse ka humbur hapin për titullin shtetëror me Gallatasarayin.
Të dy duelet luhen me fillim në ora 21:05 minuta.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *