Home / Sport / Liria humbi finalen nga Vardari

Liria humbi finalen nga Vardari

“Ishte ndeshje interesante të cilën nuk e hapëm mirë dhe kundërshtari avansoi 1:0. Në setin e dytë ishim në nivelin e duhur dhe mendoj se duhej të barazonim, por këtu si në shumë raste tjera në skenë dolën arbitrat të cilët me dy-tre vendime jokorekte i dhanë pikë Vardarit dhe ata avansuan 2:0. Pas kësaj ishte vështirë të kthehemi dhe Vardari shfrytëzoi këtë për të mbyllur ndeshjen. Vardarit i uroj titullin e fituar, ndërsa përgëzoj volejbollistët e mi për paraqitjen dhe angazhimin. Përkundër disfatës, mendoj se ky mbetet një sezon i suksesshëm i Lirisë, pasi luajtëm në finale të Kupës dhe në gjysmëfinale të paly-offit. Shpresoj që me disa lëvizje, Liria do të vazhdojë të jetë në kreun e volejbollit në Republikën e Maqedonisë”, deklaroi pas ndeshjes, trajneri i KV Liria, Hakik Ferati.

Vardari i Shkupit ka fituar Kupën e Maqedonisë në volejboll për meshkuj, pasi në finalen e zhvilluar të shtunën në Tetovë, arriti të mundë Lirinë e Zherovjanit me rezultat maksimal 3:0. Finalja e edicionit të 37-të të Kupës së Maqedonisë që në start solli dominim të Vardarit, të cilët avansuan 1:0 pasi morën setin e parë me rezultat 25:17. Liria ishte më rezistuese në setin e dytë, mirëpo që i takoi përsëri Vardarit me rezultat 25:22. Në setin e tretë zherovjanasit nuk kishin fuqi për t’u rrikthyer në lojë, ndërsa ‘kuqezinjtë’ nga Shkupi pas rezultatin 25:16, mbyllën takimin me fitore maksimale 3:0. “Ne më shumë se secili deshtëm të fitojmë këtë Kupë, mirëpo u tregua se në fund Vardari e meritoi më shumë. Ishte ndeshje interesante të cilën nuk e hapëm mirë dhe kundërshtari avansoi 1:0. Në setin e dytë ishim në nivelin e duhur dhe mendoj se duhej të barazonim, por këtu si në shumë raste tjera në skenë dolën arbitrat të cilët me dy-tre vendime jokorekte i dhanë pikë Vardarit dhe ata avansuan 2:0. Pas kësaj ishte vështirë të kthehemi dhe Vardari shfrytëzoi këtë për të mbyllur ndeshjen. Vardarit i uroj titullin e fituar, ndërsa përgëzoj volejbollistët e mi për paraqitjen dhe angazhimin. Përkundër disfatës, mendoj se ky mbetet një sezon i suksesshëm i Lirisë, pasi luajtëm në finale të Kupës dhe në gjysmëfinale të paly-offit. Shpresoj që me disa lëvizje, Liria do të vazhdojë të jetë në kreun e volejbollit në Republikën e Maqedonisë”, deklaroi pas ndeshjes, trajneri i KV Liria, Hakik Ferati. Për Lirinë kjo ishte hera e tretë që luan në finale të Kupës, ndërsa për trofeun e parë do të duhet të presë ndonjë rast tjetër. Vlen të ceket se sipas asaj që u pa në teren, por edhe nga përshtypjet e shumë njohësve të mirë të volejbollit, në finale e të shtunës diferencën ndërmjet Lirisë dhe Vardarit e bëri volejbollisti i ‘kuqezinjëve’ nga Shkupi, Aleksandar Milkov, i cili u shpall edhe lojtari më i mirë i fianles. Ndërkohë në konkurencë të femrave në finale u përballën Makedonija Maks dhe Forca Volej, ndërsa fitorja i takoi skuadrës së Makedonija Maks, e cila fitoi me rezultat 3:0.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *