Home / Sport / Liria kërkon kupën e Maqedonisë në volejboll (VIDEO)

Liria kërkon kupën e Maqedonisë në volejboll (VIDEO)

26 Prill – “ Dua të them se kjo është finalja e tretë për Lirinë, pasi para 11-12 vitesh ishin në finale dhe humbëm sfidat ndaj Rabotniçkit në Strumicë. Tani do të kemi një rrugë më të lehtë pasi atë kohë Rabotniçki ishte pjesa kryesore e reprezentacionit të Maqedonisë, ndërsa Vardari nuk e ka atë kualitet. Një anë tjetër motivuese është fakti se sfida luhet në Tetovë dhe me përkrahjen e publikut tetovar, në tentimin e tretë do të arrijmë deri te trofeu i Kupës së Maqedonisë”, është shprehur trajneri i Klubit të Volejbollit Liria, Hakik Ferati.

Liria e Zherovjanit është para suksesit historik, pasi të shtunën do të kërkojë trofeun e parë në historinë e saj, triumfin në Kupën e Maqedonisë. Të shtunën nga ora 15:00 qyteti i Tetovës do të zhvillohet finalja e Kupës së Maqedonisë, nën organizim të të Federatës së Volejbollit të Maqedonisë dhe familjes Haxhiiljoski. Në finalen e edicionit të 37-të të Kupës së Maqedonisë, Liria e Zherovjanit do të përballet me Vardarin e Shkupit. Për skuadrën shqiptare ky është një rast i mirë që të arrijë deri te trofeu i çmuar në tentimin e saj të tretë. “Është një sfidë për të cilën jemi përgatitur gjatë tërë sezonit. Vet kualifikimi në gjysmëfinale në plej-off dhe në finalen e Kupës, flet se ekipi ynë ka kualitet të lartë. Dua të them se kjo është finalja e tretë për Lirinë, pasi para 11-12 vitesh ishin në finale dhe humbëm sfidat ndaj Rabotniçkit në Strumicë. Tani do të kemi një rrugë më të lehtë pasi atë kohë Rabotniçki ishte pjesa kryesore e reprezentacionit të Maqedonisë, ndërsa Vardari nuk e ka atë kualitet. Një anë tjetër motivuese është fakti se sfida luhet në Tetovë dhe me përkrahjen e publikut tetovar, në tentimin e tretë do të arrijmë deri te trofeu i Kupës së Maqedonisë”, është shprehur trajneri i Klubit të Volejbollit Liria, Hakik Ferati. Nga tabori i Lirisë kërkojnë mbështetje nga publiku tetovar, pasi që me përkrahjen e tyre, Liria do të jetë më afër suksesit historik, fitimit të trufeut të parë në Kupën e Maqedonisë. Përballja Liria-Vardari zhvillohet të shtunën në palestrën sportive të shkollës së mesme të mjekësisë në Tetovë, me fillim në orën 15:00. Ndërkohë pas finales së meshkujve, nga ora 17:30 në program do të jetë finalja në konkucencë të femrave, në të cilën do të përballen Makedonija Maks dhe Forca Volej.

LIRIA KËRKON KUPËN E MAQEDONISË NË VOLEJBOLL ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *