Home / Lajme / Maqedoni / Lirohet Johan Tarçullovski

Lirohet Johan Tarçullovski

9 prill-“Mbrëmë e pranuam vendimin e kryetarit të Tribunalit të Hagës nëpërmjet të cilës mësohet se Johan Tarçullovskit i mundësohet lirimi i parakohshëm. Tani po kryhen procedurat teknike, edhe pse vendimi thotë se mund të lirohet menjëherë, por bëhet fjalë për procedura teknike pasi ai ndodhet në Gjermani dhe është nën jurisdikcionin e të këtij shteti, kështu që presim që këtyre ditëve ai të kthehet në Maqedoni ku edhe të gjithë e presin”, deklaroi Antonio Apostolski, avokat i Johan Tarçullovskit.

Johan Tarçullovski i dënuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte ndajë shqiptarëve të Maqedonisë gjatë konfliktit të vitit 2001, sot është liruar nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte me arsyetimin se ka vuajtur 2 të tretën e dënimit dhe me këtë ka plotësuar kushtet për tu liruar para kohe. Avokati i tij mbrojtës, Antonio Apostolski me këtë rast tha se lirimi i Tarçullovskit do të ndodh menjëherë pasi të kryhen të gjitha procedurat administrative

“Mbrëmë e pranuam vendimin e kryetarit të Tribunalit të Hagës nëpërmjet të cilës mësohet se Johan Tarçullovskit i mundësohet lirimi i parakohshëm. Tani po kryhen procedurat teknike, edhe pse vendimi thotë se mund të lirohet menjëherë, por bëhet fjalë për procedura teknike pasi ai ndodhet në Gjermani dhe është nën jurisdikcionin e të këtij shteti, kështu që presim që këtyre ditëve ai të kthehet në Maqedoni ku edhe të gjithë e presin”, deklaroi Antonio Apostolski, avokat i Johan Tarçullovskit.

Ndërkohë sot paradite një aeroplan i Qeverisë së Maqedonisë ka fluturuar për në Gjermani me qëllim kthimin e Tarçullovskit prej burgut ku edhe po vuante dënimin. Nga institucionet shtetërore ende nuk kanë informuar asgjë rreth kësaj ngjarjeje, se kush e përbën delegacionin shtetëror dhe kush da të pres Tarçullovskin? Rikujtojmë se në qershor të vitit 2008 Tarçullovski u dënua për krime lufte të kryera gjatë konfliktit të vitit 2001, siç thuhet në aktgjykimin e Hag-ës, gjatë konfliktit mes forcave të sigurisë maqedonase dhe shqiptarëve etnik të Maqedonisë gjatë 2001-it. Tarçullovski u gjykua si komandant i një njësiti policor që ka vrarë dhe ekzekutuar shqiptarë dhe ka kryer vepra të tjera në fshatin Luboten të Shkupit. Tarçullovski së bashku me Lube Boshkovskin u arrestuan në mars të vitit 2005 dhe pas një procedure të shpejtë u transferuan në HAG. Pas përfundimit të procesit gjyqësor në qershor të vitit 2008, Tarçullovski u dënua me 12 vite burg për krime lufte mbi civilë shqiptarë në fshatin Luboten ndërsa Boshkovski u lirua nga akuzat.ALSAT-M

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *