Home / Sport / Lorik Cana drejt Hamburgut!

Lorik Cana drejt Hamburgut!

Lorik Cana në sezonin e ardhshëm pritet të veshë fanellën e Hamburg në kampionatin gjerman të futbollit. Mediat gjermane konfirmojnë se mes palëve ka pasur kontakte dhe se futbollisti 29 vjeçar ka dhënë pëlqimin e tij për realizimin e këtij transferimi.

Cana është kthyer në një titullar të paprekshëm në javët e fundit për skuadrën e Lacios, duke luajtur tashmë në rolin e një qendërmbrojtësi. Por mesfushori shqiptar e di mirë se gjatë merkatos së verës, klubi italian do të kërkojë një lojtar të mirëfilltë për këtë rol, ndaj minutazhi i tij mund të shkurtohet përsëri. Ndaj ai po sheh alternativa të tjera, për të shkuar drejt një skuadre ku do të luajë me rregullsi.

Sipas “Hamburger Morgenpost”, drejtori sportiv i Hamburgut, Frenk Arnesen, ka kontaktuar me babain e Canës, i cili luan rolin e menaxherit për futbollistin shqiptar, ndërsa ka marrë një përgjigje pozitive, duke bërë të qartë se ai do të pranonte transferimin në kampionatin gjerman në radhët e kësaj skuadre. Sipas të njëjtës gazetë, kontakti i fundit mes palëve ka qenë kur Lacio luajti ndaj Shtutgart në Europa League, me drejtuesit e Hamburgut që kanë takuar si Canën, ashtu edhe përfaqësues të ekipit italian për të diskutuar çmimin e shitjes së tij.

Mendohet se transferimi i Canës do të kushtojë 2.8 milionë euro, ndërsa nuk bëhet e ditur se sa do të jetë rroga e lojtarit i cili aktualisht te Lacio përfiton 1.8 milion euro në sezon.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *