Home / Lajme / Maqedoni / Lsdm fiton në komunën Qendër, në komunën e Dollnenit fiton kandidati i VMRO DPMNE-së

Lsdm fiton në komunën Qendër, në komunën e Dollnenit fiton kandidati i VMRO DPMNE-së

21 Prill -Shqiptarët humbën komunën e Dollnenit, sipas komisionit shtetror zgjedhor KSHZ nxjer fitues kandidatin e VMRO-DMNES me 356 vota epërsi kundrejt kandidatit të BDI-së. Kandidati i opozitës maqedonase, Adren Zhernovski ka fituar bindshëm në komunën Qendër të Shkupit, në raundin e tretë të votimeve të zgjedhjeve lokale.

Shqiptarët humbën komunën e Dollnenit, VMRO-DPMNE ka fituar me 356 vota epërsi në Komunën Dollnit.

Ndërkohë, KSHZ ka zyrtarizuar rezultatin zgjedhor në komunën e Dollnenit ku nxjerin fitues kandidatin e VMRO-DPMNE BOSHE MILLOSHESKIN me një epërsi prej 356 vota ndaj kandidatit të BDI-së ABDULLA BAJRAMOVSKIT.

Nga BDI informojnë se do të ankimojnë rezultatin zgjedhor, për shkak të parregullsive të shumta që janë regjistruar.

Lidhja Social Demokrate (LSDM) në opozitë ka shpallur sonte fitoren e kandidatit të saj, ku siç thuhet ai ka siguruar një fitore bindëse me 3.051 vota epërsi përballë kandidatit të partisë në pushtet VMRO-DPMNE, Vladimir Todoroviq. Kjo fitore do të jetë e rëndësishme për opozitën, e cila ka paralajmëruar një betejë të ashpër për të zbardhur tërë projektin famoz të përmendoreve “Shkupi 2014”. Nga ana tjetër, nga VMRO-DPMNE ka mbretëruar heshje për komunën Qendër.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *