Home / Lajme / Maqedoni / LSI: Shqiptarët fituan me konstruktivitet në zgjedhjet në Maqedoni

LSI: Shqiptarët fituan me konstruktivitet në zgjedhjet në Maqedoni

9 prill-Në këtë kontekst edhe qytetarët shqiptarë të Maqedonisë demonstruan vetëdije qytetare, ndjenjë atdhetare dhe përkushtim për të ecur më tej në rrugën e reformave evropianizuese edhe për Maqedoninë, ku shqiptarët janë një faktor shumë i rëndësishëm, ashtu sikundër roli i tyre si protagonist konstruktiv dhe evropian në këtë vend është gjithashtu i rëndësishëm”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i LSI, Luan Rama.

Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) ka përshëndetur sot zhvillimin e zgjedhjeve në Maqedoni, duke vlerësuar veçanërisht faktorin shqiptar.

“Natyrisht është e rëndësishme që të theksoj këtu që mesazhi që vjen prej këtyre zgjedhjeve na vë edhe një herë në qendër të vëmendjes rolin dominant dhe parësor që kanë interesat kombëtare përballë interesave të grupit apo atyre partiake. Në këtë kontekst edhe qytetarët shqiptarë të Maqedonisë demonstruan vetëdije qytetare, ndjenjë atdhetare dhe përkushtim për të ecur më tej në rrugën e reformave evropianizuese edhe për Maqedoninë, ku shqiptarët janë një faktor shumë i rëndësishëm, ashtu sikundër roli i tyre si protagonist konstruktiv dhe evropian në këtë vend është gjithashtu i rëndësishëm”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i LSI, Luan Rama.

Duke folur për çështjen çamë dhe aktualizimin e saj në prag të fushatës për zgjedhjet, LSI është deklaruar se mbështet zgjidhjen e saj.

Rama ka nënvizuar se çështja çame është një çështje e rëndësishme që lidhet me çështjen shqiptare në Ballkan dhe se LSI gjatë qeverisjes së deritanishme ka artikuluar dhe kontribuar maksimalisht për zgjidhjen e drejt të kësaj çështje.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *