Home / Lajme / Maqedoni / Lustrohen 11 persona si ish-spiunë ( VIDEO )

Lustrohen 11 persona si ish-spiunë ( VIDEO )

Shkup, 04 Prill – Komisioni për Lustrimin në Maqedoni po verifikon dosjet e 11 personave, që gjatë periudhës së viteve të 80-ta kanë qenë zyrtarë të lartë të Shërbimit Sekret.

Burime pranë Komisionit kanë theksuar se shumica e personave që po verifikohen kanë mbajtur pozicione të larta në Drejtorinë e Shërbimit Sekret gjatë periudhës së viteve të 80-ta dhe se kishin dhënë urdhër për ndjekjen e qytetarëve për aktivitetet e tyre me motive politike dhe ideologjike, dhe se në mesin e këtyre viktimave kanë qenë edhe veprimtarë shqiptarë.

Në mesin e listës së personave që po verifikohen si bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete janë edhe prokurorë publik, që kanë përfaqësuar prokurorinë në disa procese gjyqësore politike gjatë viteve 70-80.

LUSTROHEN 11 PERSONA SI ISH-SPIUNË ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *