Home / Sport / Mançester Junajtid barazon me Arsenalin

Mançester Junajtid barazon me Arsenalin

Robin Van Persi ka bërë një kthim triumfal në “Emirates Stadium”, atë që ka qenë shtëpia e tij për 8 vite me radhë, ndërsa ka qenë protagonisti i barazimit 1-1 mes Arsenalit vendas dhe Mançester Junajtid.

Ylli i “djajve të kuq” ka fituar dhe më pas transformuar saktësisht një penallti në minutën e 44-t të sfidës për të garantuar barazimin 1-1, pasi vendasit kishin kaluar që në fillimin e ndeshjes në avantazh me Uollkot. Holandezi ka qenë mjaft i emocionuar për këtë kthim para ish-tifozëve të tij, pasi në momentin kur Mançester Juanjtid ka mbërritur në stadium, forca e zakonit e ka çuar atë drejt dhomave të zhveshjeve të ekipit vendas, për të kuptuar më pas mes buzëqeshjeve të punonjësve të stadiumit se tashmë nuk ishte më aq i “mirëpritur” në këtë impiant dhe u kthye kokulur drejt dhomave të miqve.
Barazimi lë Arsenalin në vendin e katërt në renditje, pozicion që rrezikohet nga Totenhem, pasi skuadra e drejtuar nga Andre Vijas Boas ka luajtur një ndeshje më pak.
Vendin e tretë e mban përkohësisht Çelsi, që ka fituar 2-0 ndaj Suonsit falë një prove të jashtëzakonshme të Frenk Lampard. Mesfushori hyri në fushë si zëvendësues pas dëmtimit të Ramires, por dha pasimin për golin e avantazhit të Oskar si dhe shënoi vetë golin e dytë nga pika e bardhë e penalltisë.

Premier League
Java 35 / Rezultatet
Riding-QPR 0-0
Çelsi-Suonsi 2-0
Arsenal-Mançester Junajtid 1-1

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *