Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia e 73-ta, Shqipëria e 90-ta për zbatimin e demokracisë (VIDEO)

Maqedonia e 73-ta, Shqipëria e 90-ta për zbatimin e demokracisë (VIDEO)

18 Prill – Maqedonia është renditur e 73-ta, ndërsa Shqipëria e 90-ta, sipas Indeksit të Demokracisë për vitin 2012.

Ky raport është publikuar sot nga revista prestigjioze londineze “Ekonomist”, ku janë vlerësuar 165 vende sipas Indeksit të Demokracisë.

Vendet janë vlerësuar sipas lirive qytetare, proceseve zgjedhore dhe pluralizmit, funksionimit të Qeverisë, pjesëmarrjes politike si dhe kulturës politike.

Sa i përket vendeve të rajonit, kjo është radhitja:

Sllovenia – 28
Greqia – 33
Kroacia – 50
Bullgaria – 54
Serbia – 66
Maqedonia – 73
Mali i Zi – 76
Shqipëria – 90
Bosnjë – Hercegovina – 98

Sipas raportit, vendet me demokraci më të lartë janë: Norvegjia, Suedia, Islanda, Danimarka, Zelanda e Re, Australia, Zvicra, Kanadaja, Finlanda, Holanda.

Ndërsa vendet me shkallë më të ulët të demokracisë janë: Korea e Veriut, Guinea – Bisau, Çadi, Siria, Arabia Saudite, Turkmenistani, Uzbekistani. Para disa vendeve të Ballkanit si vende më demokratike janë radhitur më lartë: Papua Guinea e Re, Mongolia, Surinami, Namibia dhe Zambia.

MAQEDONIA E 73-ta PËR ZBATIMIN E DEMOKRACISË ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *