Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia probleme serioze me lirinë e medias (VIDEO)

Maqedonia probleme serioze me lirinë e medias (VIDEO)

Tetovë, 02 Prill – Maqedonia ka probleme serioze me lirinë e medieve dhe lirinë e shprehjes. Ky shqetësim ka ardhur nga Federata Evropiane e Gazetarëve (FEG).

Drejtori i kësaj federate, Mark Gruber ka deklaruar për portalin NovaTV se po ndiqet situata në Maqedoni dhe se nënvizohet nevoja për të ndërmarrë hapa serioz për të bërë përparime drejt përmirësimit të situatës. “Kemi një përshytpje se në Maqedoni po bëhet një hap para, dhe pastaj dy hapa prapa. Kohë më parë kemi kritikuar kushtet e punës së gazetarëve.

U miratua ligji i ri për dekriminalizimin e shpifjes, dhe ne këtë e kemi parë si hap pozitiv dhe më 24 dhjetor ndodhi ajo që e dini, gazetarët u përzunë nga Parlamenti dhe me këtë u ndërpre dialogu midis gazetarëve dhe qeverisë”, theksoi Grueber. Sipas tij, organizata e tyre është në komunikim me institucionet evropiane në tentimin e saj për të ndihmuar në gjendjen e medieve dhe gazetarëve në Maqedoni.

MAQEDONIA PROBLEME SERIOZE ME LIRIN E MEDIAS ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *