Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia sot në fazën e verdhë të temperaturave të larta

Maqedonia sot në fazën e verdhë të temperaturave të larta

30 Prill-Komisioni për ndryshime klimatike pranë Ministrisë, vazhdimisht e ndjek gjendjen me motin e ngrohtë për çka, siç theksojnë, opinioni në kohë do të jetë i informuar.

Tërë territori i Maqedonisë sot pritet të përfshihet me temperatura të cilat e definojnë fazën e verdhë alerte, kumtoi Ministria e Shëndetësisë në pajtim me paralajmërimin e meteo-alarmit nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Ditët me temperatura të larta,siç theksohet, pritet të zgjasin deri në fund të javës.

Nga Ministria përkujtojnë që të respektohen rekomandimet e përgjithshme për popullatën, në lidhje të mbrojtjes nga ekspozimi i drejtpërdrejtë i diellit siç janë: shmangie e qëndrimit më të gjatë në hapësirë të hapur në periudhën prej orës 11 deri në orën 16, mbajtje e veshjes së lehtë dhe me ngjyra të hapura, konsum i ushqimit të lehtë dhe lëngje, higjienë e duarve dhe mënyrë higjienike e përgatitjes së ushqimit, si dhe marrje e rregullt e terapisë te personat e sëmurë kronikë.

Komisioni për ndryshime klimatike pranë Ministrisë, vazhdimisht e ndjek gjendjen me motin e ngrohtë për çka, siç theksojnë, opinioni në kohë do të jetë i informuar.

Sipas paralajmërimit të sinoptikve moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla mesatare të cilat më së shumti do të jenë të pranishme në pjesët lindore dhe perëndimore të vendit. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej shtatë deri në 13 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 26 deri në 32 gradë. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *