Home / Lajme / Maqedoni / Maratona e biçiklizmit në Vrapçisht (VIDEO)

Maratona e biçiklizmit në Vrapçisht (VIDEO)

Gostivar, 22 Prill – Sot nën organizimin e Shoqatës OXO, nga projekti i EKO shkollës fillore komunale “Vrapçisht” Vrapçisht, mu në ditën e aksionit dhe në organizimin e trupit arsimor, dhe nga koordinatorja e projektit zonja Merita Leka, u organizua maratona e biçiklizmit të nxënësve të shkollës së Vrapçishtit

Në patekën që nga rruga e autostratdës Gostivar-Tetovë dhe deri në fshatin Vrapçisht në gjatësi prej tre kilometrash.Organizimi ishte nën përcjelljen e ekipit mjeksor nga spitali i Gostivarit, Stacioni policor në Gallatë ishte i kyçur për përcjelljen e maratonës dhe për fat të mirë kaloi pa probleme në udhëtimin e 150 garuesve nxënës të kësaj shkolle.

Të pranishëm në këtë maratonë të çiklizmit ishin edhe përfaqësues të komunës së Vrapçishtit, ku në emër të Kryetarit të komunës Bajram Kadrija, përgjegjësi i arsimit Neset Dauti, Drejtori i shkollës z. Kujtim Jusufi,koordinatorja zonja Merita Leka, shpërndanë dhuratat dedikuar vendeve të para, dyta dhe treta, kurse nga ana e shkollës u ndanë vendeve të para mjete në të holla të grumbulluara nga kolektivi i shkollës. Qëllimi i organizimit të maratonës me biçikletë është që të “Mbrojmë Planetin Tokë”, ngase nuk kemi planet rezervë. Begatinë e kësaj maratonë e rritën prania e një numri të konsiderueshëm i prindëve të nxënësve , që kishin dalë të përcjellin garën e organizuar.

MARATONA E BIÇIKLIZMIT NË VRAPÇISHT ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *