Home / Lajme / Maqedoni / Mbahet Apriliada në Tetovë me moton Shaka për buzëqeshje (VIDE)

Mbahet Apriliada në Tetovë me moton Shaka për buzëqeshje (VIDE)

Tetovë, 01 Prill – Sot në Tetovë është mbajtur manifestim multietnik kushtuar ditës së 1 prillit që njihet si dita e shakasë.

Në këtë eveniment ku kanë marrë pjesë nxënës të shkollave fillore të Tetovës, si nxënësit e shkollës Liria, Kikish, Goce Dellçev dhe të tjerë. Me këtë rast fëmijët kishin vënë maska të ndryshme, duke shënuar ditëne shakasë me moton Shaka për Buzëqeshje.

Qëllimi është afrimi i shpirtit argëtues për programet zbavitëse karakteristike për qytetet e mëdha, në rrugët e tetovës dhe me gjerë në rrethinë dhe dhënia e atmosferës për festë rrugore”, tha Nikolla Dimovski. Sipas tij, aktivitetet janë zhvilluar në rrugë të caktuara më parë, të caktuara me shirita dhe sigurim nga Ministria e Punëve të Brendëshme e Tetovës. “Në përgjithësi, morrën pjesë nxënësit e shkollave fillore në Tetovë, me numër të saktë të caktuar të nxënësve dhe me zgjedhje të të shpehurit artistik nëpërmjet kostumeve që kanë zgjedhur vetë nxënëit, u shpreh Dimovski. Krahas qarkullimit në rrugët kryesore të Tetovës nxënësitkanë mbajtur pankarta me shaka e grafite.

Krahas kësaj në qendrën e qytetit janë interpretuar këngë nga festivalet për fëmijëve Jabollçinja dhe Bletëzat, me çrast këngëtarët e vegjël kanë argëtuar fëmijët prezent në qendër të Tetovës të cilët ishin në numër mjaft të madh. Në fund të këtij evenimenti nga organziatorët janë shpërblyer maskat më të mira, kurse organizatorët kanë shprehur interesim që ky eveniment multietnik të jetë tradicional.

MBAHET APRILIADA NË TETOVË ME MOTON SHAKA PËR BUZËQESHJE ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *