Home / Lajme / Maqedoni / Mbahet Krosi pranveror në Zhelinë (VIDEO)

Mbahet Krosi pranveror në Zhelinë (VIDEO)

25 Prill – Në këtë eveniment sportiv mori pjesë edhe kryetari I komunës së Zhelinës Fatmir Izairi I cili para ndarjes së çmimeve I përshëndeti të pranishmit dhe mes tjerash th se ky lloj organizimi tash më është bërë tradicional dhe sigurisht se do të vazhdojmë të mbështesim organizime të këtilla edhe në të ardhmen.

Sot në organizim të sektorit për arsim kulturë dhe sport të Komunës së Zhelinës, u mbajtë krosi tradicional pranveror “ Krosi Pranveror”. Pjesëmarës në këtë kros ishin nxënësit nga klasa e V –VIII, të të gjitha shkollave fillore komunale. Në këtë eveniment sportiv mori pjesë edhe kryetari I komunës së Zhelinës Fatmir Izairi I cili para ndarjes së çmimeve I përshëndeti të pranishmit dhe mes tjerash tha: “Ky lloj organizimi tash më është bërë tradicional dhe sigurisht se do të vazhdojmë të mbështesim organizime të këtilla edhe në të ardhmen. Falemenderoj të gjithë ata që u angazhuan që ky kros të jetë sa më mirë i organizuar dhe me këtë edhe fituesit të stimulohen për të vazhduar aktivitetet e tyre sportive.” Sipas numrit të medalieve që morën nxënësit e shkollave përkatëse, shkolla “ Pashko Vasa “ f.Grupçin u shpall fitues me 7 medalie të fituara, nga gjithsejt 12 të mundura. Vendin e dytë zuri shkolla fillore “ Ibrahim Temo “ f.Strimnicë, dhe vendin e tretë zuri shkolla fillore “ Luigj Gurakuqi “ f.Zhelinë.

MBAHET KROSI PRANVEROR NË ZHELINË ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *