Home / Lajme / Maqedoni / Mbi 207 milionë euro peshon projekti ‘Shkupi 2014’ (VIDEO)

Mbi 207 milionë euro peshon projekti ‘Shkupi 2014’ (VIDEO)

23 Prill – Projekti “Shkupi 2014” në vitin 2009 kur u prezantua nga Komuna Qendër ishte caktuar se do të kushtojë 80 milion euro. Por kjo shumë moti është tejkaluar duke arritur shifrën financiare mbi 207 milionë euro.

Informatat e tilla i dha ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska Milevska, kryetari i deritanishëm i komunës Qendër, Vladimir Todoroviq dhe drejtori i Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë së Maqedonisë.

Ministrja e Kulturës në detaje janë prezantuar të gjitha specifikacionet dhe dokumentet për të gjitha harxhimet dhe investimet financiare për objektet, skulpturat dhe përmendoret e përfshira në kuadër të projektit “Shkupi 2014”.

Duke u pyetur se përse është tejkaluar shuma prej 80 milionë eurove ashtu siç ishte prezantuar projekti “Shkupi 2014” në vitin 2008, ministrja Kançeska – Milevska tha se kjo shumë ishte si fazë fillestare dhe se shumë ndërtime nuk ishin paraparë në projektimin e parë.

“Kjo shumë prej 207.872.492 euro është bërë nga rindërtimet dhe plotësimet, zgjerimet, por megjithatë nuk bëhet fjalë për 500 milionë apo 1 miliardë euro, ashtu siç dëgjojmë nga disa media. Këto spekulime aspak nuk janë të vërteta”, theksoi ministrja e Kulturës.

Ministrja e Kulturës dhe kryetari i deritanishëm i komunës Qendër, Todoroviq kanë theksuar se nuk frikësohen nga asnjë lloj revizioni dhe se projektet janë realizuar plotësisht në mënyrë transparente. Ministrja Kançeska – Milevska theksoi se me këtë projekt nuk janë penguar investimet në sektorë të tjerë. Sipas saj për ndërtimin dhe realizimin e projektit, në vitin 2008 janë ndarë 0,5 për qind nga buxheti shtetëror, 2009 – 0,76 për qind, 2010 – 1,1 për qind, 2011 – 2,2 për qind, 2012 – 1,6 për qind dhe 2013 – 1,3 për qind nga buxheti i përgjithshëm vjetor.

PROJEKTI ” SHKUPI 2014 ” PESHON MBI 207 MILIONË EURO ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *