Home / Lajme / Maqedoni / Më 8 prill vazhdojnë negociatat për emrin në Nju Jork (VIDEO)

Më 8 prill vazhdojnë negociatat për emrin në Nju Jork (VIDEO)

02 Prill – Ndërmjetësi i OKB-së për zgjidhjen e kontestit të emrit të Maqedonisë, Metju Nimic ka thirrur një takim të radhës për të gjetur zgjidhjen rreth këtij kontesti.

Më 8 dhe 9 prill janë ftuar në selinë e OKB-së në Nju Jork, negociatori i palës së Shkupit, ambasadori Zoran Jolevski dhe negociatori grek Adamantios Vasilakis. Siç informohet nga zyra e Nimic, dyja palët kanë pranuar ftesën dhe janë dakorduar për takimin.

Agjenda parasheh takime të ndara me të dyja palët dhe më pas një takim i përbashkët, me qëllim që siç thuhet për tu arritur përparim në negociatat rreth emrit.

NIMIC CAKTOI TAKIM ME JOLEVSKIN DHE VASILAKIS MË 8 DHE 9 PRILL ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *