Home / Lajme / Maqedoni / Mediat greke: Propozim i ri për emrin, presione nga BE

Mediat greke: Propozim i ri për emrin, presione nga BE

10 prill-Mediat greke kryesisht kanë informuar për propozimin e ri të ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimic, por asnjëra prej tyre nuk ka arritur të mësojë se cila është formula apo propozimi i mediatorit të Kombeve të Bashkuara, i cili për dekadë të tërë është përfshirë në zgjidhjen e kontestit.

Mediat greke sot kanë shkruar me detaje lidhur me raundin e fundit të negociatave në Nju Jork për zgjidhjen e kontestit të emrit.

Sipas gazetës “Kathimerini”, në një shkrim me titullin “Propozim i ri nga Nimic për emrin – presione nga BE”, shkruan se bashkësia ndërkombëtare është e interesuar dhe po bën presione për zgjidhjen e kontestit të emrit përmes një kompromisi. Gazeta përmend më së tepërmi presionet nga Bashkimi Evropian.

Mediat greke kryesisht kanë informuar për propozimin e ri të ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimic, por asnjëra prej tyre nuk ka arritur të mësojë se cila është formula apo propozimi i mediatorit të Kombeve të Bashkuara, i cili për dekadë të tërë është përfshirë në zgjidhjen e kontestit.

Gazetat greke duke ndërlidhur kontestin e emrit, dje kanë përshkruar edhe vizitën e evrokomisionerit për zgjerim, Shtefan Fyle në Shkup.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *