Home / Lajme / Maqedoni / Meri Xho Volers e impresionuar nga vlerat dhe mikpritja e Tetovës

Meri Xho Volers e impresionuar nga vlerat dhe mikpritja e Tetovës

30 prill-Po ashtu kryetarja e Tetovës njoftoi zonjën Meri Xho Uolers për planet e ardhshme për përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe veçanërisht krijimin e ambientit të pastër dhe të shëndoshë të jetesës në Tetovë.

Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi priti bashkëshkorten e ambasadorit amerikan në Republikën e Maqedonisë, Meri Xho Uolers. Gjatë takimit u bisedua për gjendjen aktuale të qytetit të Tetovës dhe aktivitetet që do ti ndërmerr administrate e re komunale për të ngritur nivelin e demokracisë lokale dhe për ta bërë komunës më transparente dhe më të afërt për qytetarët.

Po ashtu kryetarja e Tetovës njoftoi zonjën Meri Xho Uolers për planet e ardhshme për përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe veçanërisht krijimin e ambientit të pastër dhe të shëndoshë të jetesës në Tetovë.

Më pas kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi dhe bashkëshortja e ambasadorit amerikan, Meri Xho Uolers vizituan Shtëpinë e shëndetit dhe Konakun e Halim Derallës i cili planifikohet në të ardhmen të jetë muze kombëtar. Po ashtu zonja Arifi dhe zonja Uolers vizituan Xhaminë e Pashës si dhe ndërmarrjen për prodhim të suvenireve dhe lodrave prej druri Bertolucci në Tetovë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *