Home / Lajme / Maqedoni / Mesazh i Rufi Osmanit për rrethin e dytë zgjedhor

Mesazh i Rufi Osmanit për rrethin e dytë zgjedhor

Osmani në mesazhin e tij ka thënë se së bashku në rrethin e parë zgjedhor dolëm fitues ndaj politikes së kundërshtarëve që përfaqësojnë politikën e korrupsionit elektoral, kërcënimit dhe shkeljes së demokracisë.

Kryetari i RDK-së dhe njëherësh kryetar i komunës së Gostivarit në mesazhin e tij të fundit drejtuar qytetarëve të këtij qyteti në prag të zgjedhjeve të së dielës ka thënë se qeverisja katërvjeçare me komunën e Gostivarit ishte një nga sfidat më të mëdha qe ka shoqëruar karrierën time profesionale dhe publike.

“Mandati i besuar nga qytetarët në mars të vitit 2009 në kuadër të lëvizjes qytetare ‘Është koha për ndryshime’ ishte një brengë dhe përgjegjësi të cilës iu përkushtova me tërë qenien time. Rezultatet tona në mandatin 2009-2013 e bën Gostivarin të jetë komunë e respektuar dhe e përkrahur financiarisht nga institucione shumë të rëndësishme ndërkombëtare. Komuna e Gostivarit për mandatin e ardhshëm katërvjeçar 2013-2017 ka siguruar fonde financiare për investime kapitale në vlerë prej 20 milionë euro. Me këto para, do të realizohen shumë projekte të rëndësishme në interes të qytetarëve zhvillimit ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, thuhet mes tjerash në komunikatën e lëshuar nga shtabi i RDK-së.

Osmani në mesazhin e tij ka thënë se së bashku në rrethin e parë zgjedhor dolëm fitues ndaj politikes së kundërshtarëve që përfaqësojnë politikën e korrupsionit elektoral, kërcënimit dhe shkeljes së demokracisë.

“Në këtë betejë politike të rëndësishme, më 7 prill ne do te kemi edhe ndihmën e çmuar të mijëra kurbetçinjve tanë të cilët vullnetarisht kanë ardhur për të votuar në vendlindje. Ju ftoj që në rrethin e dytë zgjedhor më 7 prill të dilni masovikisht dhe të votoni në bazë të bindjes tuaj të lirë dhe të përkrahni opsionin e ndryshimeve pozitive për komunën e Gostivarit”, thuhet në fund të mesazhit të Rufi Osmanit.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *