Home / Lajme / Maqedoni / Mesazh për qytetarët e Gostivarit nga Nevzat Bejta (VIDEO)

Mesazh për qytetarët e Gostivarit nga Nevzat Bejta (VIDEO)

Gostivar, 5 Prill -T ë nderuar qytetarë mos e lini më të izoluar Gostivarin. Më 7 Prill votoni numrin 17. Ky është numri i së ardhmes Tuaj, është numri i ardhmërisë së Gostivarit tonë. Gostivari meriton më mirë”, thuhet në mesazhin e lëshuar nga Nevzat Bejta drejtuar qytetarëve të Gostivarit.

Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar nevzat Bejta sot la lëshuar një mesazh për qyetarët e Gostivarit. Në këtë mesazh thuhet:
“Vota është mekanizmi më i fuqishëm për të shprehur vullnetin Tuaj, për të zgjedhur njerëzit që do t’Ju përfaqësojnë dhe që do t’u japin zgjedhje problemeve që Ju shqetësojnë. Më 7 Prill Ju do të vendosni për Kryetarin e qytetit Tuaj në 4 vitet e ardhshme prandaj Ju bëj thirrje që masivisht të dilni dhe të jepni vendimin Tuaj përmes votës së lirë. Apeloj deri tek Ju për votim dinjitoz, demokratik dhe të qetë. Me kënaqësinë më të madhe u shpreh mirëseardhje në vendlindje të gjithë mërgimtarëve që kanë vendosur të bëhen pjesë e këtij procesi kaq të rëndësishëm duke votuar kandidatin e tyre. Kjo pjesëmarrje dëshmon edhe një herë se mërgimtarët janë pjesë e pandashme e jona dhe e vendimeve tona. Të dielën, më 7 Prill, Ju do të jepni vendimin përfundimtar duke pasur të gjithë argumentat që ne Ju kemi shpalosur gjatë fushatës zgjedhore. Ju keni mundësinë të zgjidhni në mes veprave dhe fjalëve, në mes punës dhe demagogjisë, në mes përkushtimit dhe premtimeve të parealizuara. Kërkoj nga Ju që të më jepni mbështetjen me votën Tuaj duke më dhënë mandat që të jem në shërbimin Tuaj dhe së bashku të ndërtojmë e ti zgjidhim problemet e qytetit tonë. Të nderuar qytetarë, Mos e lini më të izoluar Gostivarin. Më 7 Prill votoni numrin 17. Ky është numri i së ardhmes Tuaj, është numri i ardhmërisë së Gostivarit tonë. Gostivari meriton më mirë”, thuhet në mesazhin e lëshuar nga Nevzat Bejta drejtuar qytetarëve të Gostivarit.

MESAZH PËR QYTETARËT NGA NEVZAT BEJTA KANDIDAT PËR KRYETAR NË KOMUNËN E GOSTIVARIT ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *