Home / Sport / Mesi insiston: Rekordi im është i parëndësishëm!

Mesi insiston: Rekordi im është i parëndësishëm!

Lionel Mesi i ka dhënë shumë pak rëndësi serisë së tij prej 19 ndeshjesh radhazi duke shënuar gol në kampionat, pasi ka cilësuar problematik faktin që Barcelona humbi pikë në barazimin me Selta Vigon.

Lojtari argjentinas është i pari që shënon në 19 ndeshje radhazi në kampionat, duke regjistruar një fazë të plotë perfekte me gola ndaj çdo skuadre.
“Gjëja më pak e rëndësishme në këtë moment është seria e golave radhazi. Unë kam qenë me fat që kam shënuar në të gjithë këto ndeshje dhe kam mundur të mbaj skuadrën në binarët e duhur. Por kjo seri nuk është e rëndësishme. Ne dëshironim të fitonim për të shpërblyer përpjekjet e lojtarëve që luajtën sot, por nuk ia arritëm qëllimit”, u shpreh argjentinasi që në pjesën e dytë të takimit mbajti edhe shiritin e kapitenit në radhët e katalanasve.
Megjithatë, Mesi duket shumë i entuziazmuar për faktin se skuadra do të ketë një armë më shumë në javët e mbetura të këtij sezoni, pas kthimit të Tito Vilanovës në Barcelonë.
“Tito duket shumë entuziast dhe për ne është shumë i rëndësishëm kthimi i tij sa më parë që të jetë e mundur. Tani ne thjesht duhet të pushojmë dhe të përgatitemi për PSZH, një skuadër që e dimë se është e të njëjtit nivel me ne”, tha Mesi.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *