Home / Lajme / Maqedoni / Ministria e Shëndetësisë anashkalon specialistët shqiptarë

Ministria e Shëndetësisë anashkalon specialistët shqiptarë

24 prill-Në klubin top 100 nga 100 mjekët më të sukseshëm që punojnë në spitalet shtetërore, vetëm 6 janë shqiptarë.Në shumë qytet të Maqedonisë, ku shqiptarët janë në numër të konsierueshëm, në këtë top listë nuk ka asnjë mjek shqiptarë

Ministria e shëndetësisë të Repiblikës së Maqedonisë shpalli listën e mjekëve më të sukseshëm gjatë muajit shkurt.Në klubin top 100 nga 100 mjekët më të sukseshëm që punojnë në spitalet shtetërore, vetëm 6 janë shqiptarë.Në shumë qytet të Maqedonisë, ku shqiptarët janë në numër të konsierueshëm, në këtë top listë nuk ka asnjë mjek shqiptarë. Nga spitali klinik I Tetovës, nga 5 mjekët e ranguar tre janë maqedonas dhe vetëm 2 shqiptar.Sipas ministrisë për shëndetësi, në Tetovë mjek më të mirë për muajn shkurt janë Roza Filipoviç,Aleksandër Kocevski,Antigona Treneska,Meral Rexhepidhe Nexhet Asani.Për ndryshe kjo top list shpallet çdo muaj nga ana e mninistrisë së Shënetësisë kurse mjeket në këtë listë përveç mirënjohjeve të ndryshme marin plus edhe një rrogë në vlerë prej 30 mijë denarëve si dhe fitojnë të drejtën për aktivitete poltësuesë në instutucionin ku ata punojnë. Sa për ilustrim në këtë listë nuk figuron asnjë mjek shqiptarë nga Struga, Dibra, kurse nga Klinika e Shkupit vetëm dy mjek specialist Arben Taravari ne nevrologji dhe Suad Abdiu në klinikën e urologjis në Shkup. Në 10-shen e parë nuk është përfshirë asnjë mjek – specialistë shqiptarë. Alarmi për anashkalimin e mjekëve shqiptarë është bërë nga mjekë – specialistë të punësuar në Klinikën e Shkupit dhe Tetovës, të cilët kanë shprehur keqardhje për diskriminimin e tillë nga dikasteri i shëndetësisë .Në listën e përgjithshme Top 100 mjekët më të mirë, ka një përfaqësim simbolik të specialistëve shqiptarë, që janë pjesë e klinikave dhe enteve shëndetësore në Maqedoni. Randgimi I mjkeve nga ministria e Shëndetësisë që nga fillimi Hasi në kundërshtim nga ana e disa shoqata të mjekëve kurse minitria për shëndetësi me këtë projket dëshiron të stimuloj mjekët, të punojn më shumë në favor të pacienëve të tyre. Të gjithë mjekët e shpallur më të mirë dhe me punën e tyre të kryer efektive shpërblehen me nga 500 euro dhe janë pjesë e “Klubit 100 mjekët më të mirë”. Në 10 –shen më të mirë janë specialistë nga Klinikat universitare të Shkupit, Spitali i Shtipit, etj.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *