Home / Lajme / Maqedoni / “Monstra” prek edhe ministrin Janakievski (VIDEO)

“Monstra” prek edhe ministrin Janakievski (VIDEO)

Shkup, 10 Prill – “Monstra” prek edhe ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievskin, pasi që ky i fundit propozohet si dëshmitarë nga pala mbrojtëse. Përveç tij, pala mbrojtëse ka propozuar deri te gjykata edhe dy dëshmitarë tjerë të njohur për opinionin, bëhet fjalë për kryetarin e Komunës së Ilindenit Zhika Stojanoski dhe këngëtarin Elvir Mekiç.

Ministri Janakievski dhe kryetari i Ilindenit, Stojanoski, sipas avokatit të të akuzuarve, Asmir Alispahiq, pikërisht në ditën kritike të vrasjes së pesëfishtë i kanë shpërndarë personalisht vendimet për 5 objekte të pandërtuara edhe njërit prej të akuzuarit në rastin “Monstra”, Fejzi Hazirit. Derisa këngëtari Elvir Mekiç gjatë tërë asaj dite kritike kishte xhiruar videoklipin e tij në afërsi të Liqenit të Smillkovcit.

Sot para gjykatës janë paraqitur edhe familjarët e të akuzuarve të cilët në hollësi kanë shpjeguar se ku kanë qenë ditën kritike. Të gjithë pa përjashtim e kanë mohuar lidhjen e eventuale të anëtarëve të familjeve të tyre me vrasjen makabre që ndodhi më 12 prill në afërsi të Liqenit të Smillkovcit. Të pandehurit janë tash e një vit në paraburgim dhe po presin epilogun e procesit gjyqësor. Në seancat paraprake, janë prezantuar transkriptet e bisedave telefonike ndërmjet të akuzuarve në ditën kritike, por në asnjë nga to nuk ka elemente që i implikojnë ata në vrasjen e pesëfishtë të ndodhur në afërsi të Liqenit të Smillkovcit.

” MONSTRA ” PREK EDHE MINISTRIN JANAKIEVSKI ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *