Home / Lajme / Maqedoni / MOST-i, regjistron parregullsitë e para të procesit të sotëm të votimit

MOST-i, regjistron parregullsitë e para të procesit të sotëm të votimit

07 Prill – Asociacioni qytetar MOST e vëzhgon votimin e sotëm me 2080 vëzhgues, numër me të cilin do të përfshihen prej 50 deri 60 për qind të vendvotimeve.

Vëzhguesit e MOST-it janë statik, dhe gjatë tërë ditës do ta përcjellin procesin e votimit. Përveç kësaj, ka edhe ekipe mobile, të cilat do të shërbejnë si përkrahje logjistike të të gjithë vëzhguesve statik dhe do t’i vëzhgojnë përkohësisht vendet në të cilat MOST-i nuk ka vëzhgues statik.

Sipas informative të vëzhguesve dhe koordinatorëve rajonal janë hapur të gjitha vendvotimet në të cilat MOST-i ka caktuar vëzhgues të tij. Deri më tani është vërejtur:

-Vendi zgjedhor 2164 në komunën e Velesit, votues ka fotografuar fletëvotimin dhe pas reagimit të KZ-së votuesi është larguar, por letërnjoftimi i tij është mbajtur nga KZ-ja. Është thirrur KKZ-ja dhe policia, me ç’rast ka pasur ndërprerje të votimit prej 40 minutash. Pas intervenimit të tyre votimi ka vazhduar.

-Vendi zgjedhor 0848 në komunën e Koçanit, mungojnë fletë nga ekstrakti i Listës zgjedhore në të cilin janë regjistruar 90 votues. Është lajmëruar KKZ-ja dhe votimi akoma është i ndërprerë.

-Vendet zgjedhore 0837, 0850 dhe 0852 në komunën e Koçanit, gjithashtu ka ndërprerje të votimit sepse në secilin prej këtyre vendeve zgjedhore mungon nga një fletë të Listës zgjedhore.

-Vendi zgjedhor 0408 komuna e Gostivarit, prej 5 anëtarëve të KZ-së vetëm njëri e mban legjitimacionin e nevojshëm.

-Vendi zgjedhor 2870 komuna e Qendrës, votimi ka filluar me 10 minuta vonesë.

Gjatë ditës, për qytetarët të cilët dëshirojnë të paraqesin parregullsi eventuale ose të japin informata lidhur me procesin zgjedhor, do të jetë e hapur linja telefonike pa pagesë 080 080 080. Nëse qytetarët nuk janë të sigurt ku mund ta realizojnë të drejtën e tyre të votimit, me shënimin e të dhënave të tyre mund të kontrollojnë në faqen e internetit izbirackispisok.gov.mk.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *