Home / Lajme / Maqedoni / MOST: Parregullsi me ndërprerje në votim dhe votim familjar

MOST: Parregullsi me ndërprerje në votim dhe votim familjar

7 prill-Vendi zgjedhor 2573 komuna e Gjorçe Petrovit, votues e ka fotografuar fletëvotimin me telefon me ç’rast ka reaguar KZ-ja dhe fletëvotimet janë caktuar si të pavlefshme.

Vendi zgjedhor 1949 komuna e Tetovës, janë vërejtur 18 raste të mospërdorimit të llambës UV, 34 raste të mospërdorimit të yndyrës së tejdukshme dhe 24 raste të votimit familjar.

Në ora 13 asociacioni MOST doli me raport në pres konferencë në lidhje me ecurinë e zgjedhjeve.

Sipas informatave të vërtetuara të lajmëruara nga vëzhguesit dhe zyrat rajonale të MOST-it, deri më tani janë vërejtur parregullsitë në vendet zgjedhore si më poshtë:

Vendi zgjedhor 0845 në komunën e Koçanit, votimi ka qenë i ndërprerë prej orës 8:20 deri në orën 10:20 sepse në Listën zgjedhore kanë munguar 5 fletë. Votimi ka vazhduar pasi KKZ-ja ka sjellur ekstrakt të ri të Listës zgjedhore. Votimi në këtë vend pas orës 19 do të vazhdohet për dy orë.

Vendi zgjedhor 1734 në komunën e Strumicës, ka pasur ndërprerje të votimit prej rreth 1 orë, sespe votuesi gjatë vënies së fletës në kutinë e ka thyer kapakun e kutisë. Është thirrur KKZ-ja dhe policia, pas shikimit është ndryshuar kapaku dhe është marrë vendim që votimi pas orës 19 të vazhdojë për 1 orë. Para vendit të njëjtë zgjedhor janë regjistruar disa të shtëna me armë në ajër.

Vendi zgjedhor 1917 në Veleshtë, komuna e Strugës, janë vërejtur 32 raste të votimit familjar. Në vendin zgjedhor është vërejtur prania e personave të paautorizuar, 4 raste të votimit publik, si dhe 3 herë kur një person ka votuar në emër të 9 personave të tjerë.

Vendi zgjedhor 0406 komuna e Gostivarit, ka pasur ndërprerje prej 40 minutash, sepse prapa paravanit është gjetur fletëvotim. Është thirrur KKZ-ja dhe pas ardhjes së tyre në vendin zgjedhor është shkarkuar nga detyra kryetari i KZ-së. KKZ-ja ka dhënë instrukcion pas përfundimit të votimit të vendoset nëse fletëvotimi do të jetë i vlefshëm apo jo.

Vendet zgjedhore 0071 dhe 0072 komuna e Manastirit, si dhe 0518 dhe 0519 komuna e Gostivarit, anëtarë të KZ-së nuk i mbajnë bexhet e nevojshëm.

Vendi zgjedhor 1730 komuna e Strumicës si dhe 0372 dhe 0373 komuna e Bogdancit, lexohen me zë të lartë emrat e votuesve.

Vendi zgjedhor 0510 komuna e Gostivarit, janë vërejtur 22 raste të votimit familjar.

Vendi zgjedhor 0434 komuna e Gostivarit, janë vërejtur 20 raste të votimit familjar.

Vendi zgjedhor 0506 komuna e Gostivarit, janë vërejtur 11 raste të votimit familjar.

Vendi zgjedhor 2573 komuna e Gjorçe Petrovit, votues e ka fotografuar fletëvotimin me telefon me ç’rast ka reaguar KZ-ja dhe fletëvotimet janë caktuar si të pavlefshme.

Vendi zgjedhor 1949 komuna e Tetovës, janë vërejtur 18 raste të mospërdorimit të llambës UV, 34 raste të mospërdorimit të yndyrës së tejdukshme dhe 24 raste të votimit familjar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *