Home / Lajme / Maqedoni / MOST: Votim familjar dhe mosrespektim të procedurës për votim të personave të verbër dhe analfabetë

MOST: Votim familjar dhe mosrespektim të procedurës për votim të personave të verbër dhe analfabetë

7 prill-Në vendvotimin 2909 në komunën Butel, siç tha Aleksov në konferencën e sotme për shtyp, anëtarë të KZ-së në katër raste u kanë ndihmuar personave të verbër dhe analfabetë, ndërsa në vendvotimin 2966, komuna Shuto Orizarë, anëtarë të KZ-së u kanë ndihmuar personave të verbër dhe analfabetë në gjashtë raste.

Vëzhguesit e Asociacionit qytetar “MOST” evidentuan mosrespektim të procedurës për votim të personave të verbër dhe analfabetë, ndërprerje të votimit në Butel, raste të votimit familjar në Strugë, fotografim të fletvotimeve, mosshfrytëzim të UV lambës, votim publik.

Drejtori ekzekutiv i MOST-it Darko Aleksov informoi se në vendvotimin 2948 në komunën Butel, anëtarët e KZ-së kanë vërejtur se nga tufa për kryetar të komunës ka një fletvotim më pak se sa në tufën për kryetar të Qytetit të Shkupit. Votimi është ndërprerë 15 minuta, pas çka është bërë procesverbal dhe është vendosur për këtë të vendoset pas përfundimit të votimit.

Në vendvotimin 2909 në komunën Butel, siç tha Aleksov në konferencën e sotme për shtyp, anëtarë të KZ-së në katër raste u kanë ndihmuar personave të verbër dhe analfabetë, ndërsa në vendvotimin 2966, komuna Shuto Orizarë, anëtarë të KZ-së u kanë ndihmuar personave të verbër dhe analfabetë në gjashtë raste.

“Në vendvotimin 1905, komuna e Strugës, janë vërejtur 13 raste të votimit familjar, tetë raste të mosrespektimit të procedurës për votim të personave të verbër dhe analfabetë, si dhe tre raste të votimit publik. Në vendvotimin 1907 po ashtu në komunën e Strugës, janë vërejtur nëntë raste të votimit familjar dhe shtatë raste të votimit publik. Në vendvotimin 1917 në fshatin Veleshtë, komuna e Strugës, prej orës 14 e deri tani janë vërejtur 14 raste të reja të votimit familjar dhe tetë raste të votimit publik”, tha Aleksov.

Ai theksoi se në vendvotimin 0838 në komunën e Koçanit është vërejtur fotografim të fletvotimit, për çka është bërë vërejtje në procesverbalin e KZ-së.

“Në vendvotimin 0843 në komunën e Koçanit, është gjetur fletvëtim i rrumbullaksuar pas paravanit me vule. Fletvotimi është vënë anash, ndërsa KZ-ja do të vendos për atë nëse do të trajtohet si i pavlefshëm pas përfundimit të votimit…Në vendvotimin 9438 në komunën Vrapçisht një votuesi i është lejuar të votojë edhe pse nuk ka qenë në Listën zgjedhore. Deklarata e tij ka qenë se aty ka votuar në rrethin e parë, prej këtu KZ-ja ka arritur marrëveshje që t’i lejojë të votojë. Në këtë vend po ashtu janë vërejtur edhe 11 raste të votimit familjar”, shtoi Aleksov.

Në vendvotimin 0412 në komunën e Gostivarit, lexohen në zë emrat e votuesve, në vendvotimin 2154 në komunën Veles, 10 personave nuk u është kontrolluar gishti i madh i dorës së djathtë me UV lambë, në vendvotimin 0427 në komunën Gostivar, janë vërejtur dhjetë raste të votimit familjar.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *